Grupi “BesaBesë”, përmes një njoftimi për media ka theksuar se e kanë parë me shqetësimin vendim e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë.
Në reagimin për media ky grup thekson se vendimi i Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë ka qenë i ngutshëm dhe nuk i ka arritur objektivat sidomos, ato të cilat kanë të bëjnë me reciprocitetin.
“Serbia që 25 vite bënë barriera jo-tarifore në prodhimet kosovare deri tek kërcënimet e firmave të cilat tentojnë të importojnë prodhime kosovare në Serbi! Gjithashtu në produkte të cilat plasohen në tregun e Kosovës nuk shënohet ‘Republika e Kosovës’ po vetëm “Kosovo”. Serbia që 25 vite nuk e lejon transitin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova për në Evropë dhe anasjelltas. Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk do të duhet të heq ndalesën para se të rregulloheshin këto barriera nga Serbia!”, thuhet në reagimin e tyre.
Ky grup tutje shton se “populli i Kosovës akoma i vuan plagët e marra nga regjimi serb. Në kohën kur qytetarët e Kosovës në mënyrë masive po e lëshojnë vendin, në kohën kur sektori privat gjendet në vështirësi qoftë financiare, ashtu dhe të gjetjes së punëtoreve, në kohën kur propaganda serbe s’ndalet ndaj shtetësisë së Kosovës, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë”.
Grupi “BesaBesë” tutje iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës dhe mbarë opinionit që të bojkotojnë produktet serbe.
“Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi se kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur gjenerata të tëra. Prandaj, s’ka vendim qeveritare as forcë politike më të madhe se vendimi qytetarë. Qytetarë të dashur, atdheu është i juaji, prandaj vendosni që t’i bojkotoni produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit “Besa Besë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A