LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kjo Qeveri për 100 ditë ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër

LSDM: Kjo Qeveri për 100 ditë ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër

“Kjo Qeveri, në 100 ditët e para, ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër në histori”, thonë socialdemokratët duke pohuar se më shumë skandale lidhen me punën e MPB-së dhe Ministrit Toshkovski.

LSDM-ja thotë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM pavarësisht premtimeve për rend dhe ligj, në terren situata është krejtësisht ndryshe, me skandale, pandëshkueshmëri dhe partizim brutal të MPB-së.

“Ndodhi skandali i sigurisë në Aeroportin e Shkupit, ku “armë mbajtësi” i Gashit kërcënoi me armë dhe sulmoi policinë. MPB u përpoq ta fsheh rastin dhe ta mbrojë partnerin e koalicionit, por me presion të opinionit kjo nuk ishte e mundshme. Ndodhi skandal edhe me lirimin e organizuar të Blerim Ramadanit i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. S`ka përgjegjësi as edhe nga Toshkovski. Më tej, pati skandale me kufirin verior me Kosovën. Partneri i koalicionit i OBRM-PDUKM-së, Gashi me dasmorët e tij, kaluan kufirin me automjete private pa asnjë kontroll. Mickoski i quajti gënjeshtra të kulluara, me argumente qesharake u mbrojtën fajtorët, por u dënuan njerëz që me nder kryejnë punën. Skandalet vazhduan si në shirit filmi. S`kishte ditë, javë, pa ndodh ndonjë skandal. Truprojën e Mickoskit i cili rrahu policin para një lokali në Shkup, Toshkovski e liroi nga përgjegjësia. Pazaret politike hijezuan ligjet dhe rregullat. Që e keqja të jetë më e madhe do ta bëjnë edhe Komandant të “Tigrave”, thonë nga LSDM.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori