LAJMI I FUNDIT:

Limani paralajmëroi projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë

Limani paralajmëroi projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë

Rritje të mbështetjes së njëfishtë financiare për fëmijën e parë dhe të dytë, si dhe ndihmë të njëfishtë financiare për fëmijën e tretë apo më shumë, mbështetje financiare për nënat të cilat janë kthyer nga pushimi i lehonisë, procedurë in-vitro me mundësi që secila grua të marrë deri gjashtë fertilizime pa pagesë, “shtëpi për të rinj – bli shtëpi për të rinjtë”, mbështetje për ndërmarrjet të cilat do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë dhe programi “Mirë se erdhët në shtëpi” për mbështetjen e personave që do të kthehen nga jashtë vendit dhe stimulimin e qëndrimit të tyre në këtu, pra parandalim të “ikjes së trurit”, paralajmëroi sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani.

Në konferencën prë shtyp me rastin e 100 ditëve të para qeveri, Limani informoi se Plani për demografi parasheh masa për nxitje të natalitetit.

“100 ditët e Qeverisë nënkuptonin angazhim 100%. Më duhet të nënvizoj se gjetëm projekte të ngecura, mungesë mjetesh apo të paplanifikuara për pagesat rrjedhëse, punonjës të pakënaqur dhe të pamotivuar nëpër institucione, por mbi të gjitha qytetarë të zhgënjyer me situatën në përgjithësi në vend, të krijuar nga strukturat e mëparshme qeveritare. Ndoshta 100 ditë janë shumë pak për t’u dëshmuar qytetarëve se jemi seriozisht të përkushtuar për të përmbushur premtimet dhe zotimet tona, por në këto 100 ditë kemi bërë ndryshime të rëndësishme që e kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Qëllimi ynë është t’i mbajmë të rinjtë këtu, t’i mbështesim familjet, të sigurojmë pleqëri dinjitoze për bashkëqytetarët e moshuar dhe të sigurojmë mbështetje për më të ndjeshmit”, theksoi ministri.


Ai përkujtoi se rreth 340.000 pensionistë kanë marrë pensione më të larta për 2.500 denarë. Më 1 prill, me pensionin e marsit, do të marrin edhe 2.500 denarë, në përputhje me ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, që e garanton këtë. Kjo nënkupton 5.000 denarë pensione më të larta për çdo pensionist. Foli për mbështetjen për të rinjtë dhe komunat, investimet në kopshte të fëmijëve, qendrat për persona me pengesa dhe projekte të tjera.

“Qeveria siguroi 250 milionë euro për investime kapitale për komunat. Kanë arritur 357 projekte nga rreth 80 komuna. Disa prej tyre janë edhe për kopshte fëmijësh dhe Qendra në fushën e mbrojtjes sociale. Në 100 ditët e kaluara kemi vënë gurthemelin e dy kopshteve të reja në komunën e Butelit. Ky investim kap vlerën prej 100 milionë denarë dhe në komunën e Gazi Babës në vendbanimin Trubarevë vlera e investimit është 19 milionë denarë. Filluam me aktivitete ndërtimore për ndërtimin e bjektit “Izvorçe” (Burimi) në afërsi të kopshtit “Sërniçka” (Drenusha), në komunën e Aerodromit, për të cilën janë investuar 120 milionë denarë. Po ashtu, e lëshuam në përdorim kopshtin e rindërtuar “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit. Për këto 100 ditë kanë përfunduar kopshtet e fëmijëve (çerdhet) në vendbanimet Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Likovë dhe Shuto Orizare. Në fazën përfundimtare të ndërtimit janë kopshtet në Komunën e Çairit, Prilepit, Manastirit dhe Sveti Nikoles – fshati Erxheli. Në 13 kopshte të tjera po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore”, potencoi Limani.

Përveç investimeve në kopshte, Limani theksoi se po investojnë edhe në Qendra për personat me aftësi të kufizuara, si dhe në Shtëpi dhe Qendra për të Moshuarit.

“Ka filluar ndërtimi i Qendrës Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara Fizike dhe Mendore në Komunën e Kavadarcit – ky projekt kap vlerën mbi 40 milionë denarë, si dhe vijon procesi i rikonstruktimit dhe adaptimit të krahut të “Shtëpisë së të moshuarve Dr. Ivan Vlashki” në Berovë, në vlerë prej 11 milionë denarë. Filluam me procedurat për katër objekte të reja, ku po vijon procesi i kompletimit të dokumentacionit dhe lidhjes së Kontratës për realizim. Dy prej këtyre janë për përkujdesje jashtë-familjare të të moshuarve në Kriva Pallankë dhe Kavadarci dhe dy objekte për persona me aftësi të kufizuara në Bogovinë dhe Makedonski Brod. Siç mund të shihni, të gjitha anët e vendit janë të përfshira, ndaj po investohet atje ku një komunë e caktuar do të shfaqë interes për nevojat e banorëve të saj”, theksoi minsitri.

Kujdesi për të rinjtë, theksoi, konfirmohet me vendosjen e disa qëllimeve strategjike: pjesëmarrja e rritur në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe qendror, punë rinore përmes përgatitjes dhe miratimit të ligjit për punë rinore dhe rritje të numrit të serviseve të hapura për të rinj në komuna, mbështetje për personat e rinj të talentuar, mbështetje për të rinjtë në pjesën e punësimit të tyre, dhe të angazhimit në drejtim të zbatimit të plotë të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore.

Sipas Limanit, në fazë përfundimtare është rikonstruimi i Entit për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve – Shkup, në lagjen Fushë Tophanë, i cili u transformua në Qendër resursesh për shërbime sociale.

“Në 100 ditët e kaluara janë lidhur 10 Kontrata të reja me komuna dhe ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, gjegjësisht shërbime në shtëpi dhe shërbime në komunitet. Ministria siguron mjete për shërbimet pas përfundimit të mbështetjes financiare me grantin e Bankës Botërore. Në kuadër të Institucionit Publik për Përkujdesjen e Fëmijëve me probleme edukative sociale dhe sjellje të çrregulluara, me ndihmën financiare të Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, është përpiluar propozim-projekt për rikonstruktimin e një pjese të institucionit për hapjen e një Qendre Këshillimi për fëmijët në rrezik. Po ashtu, me duhet te theksoj se nga Komisioni Europian është miratuar Programi Operativ IPA 3 “Kapitali Njerëzor”, i cili përfshin Garancinë Rinore, punësimin e kategorive të rrezikuara, sipërmarrësinë sociale, dialogun social, shërbimet sociale, strehimin social etj. Ky grant i BE-së është në vlerë prej 40 milionë eurove”, informoi ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori