LAJMI I FUNDIT:

Jaguar XKSS i prodhuar më 1957, pritet të shitet në ankand për 11 milionë funte

Jaguar XKSS i prodhuar më 1957, pritet të shitet në ankand për 11 milionë funte

“Jashtëzakonisht i bukur dhe me performancë të lartë, këto janë disa nga fjalët që i përdorën ekspertët e veturave klasike për ta përshkruar modelin e rrallë ikonik të Jaguar XKSS të prodhuar në vitin 1957 që do të shitet në ankand në Londër gjatë muajit të ardhshëm.

Pritet të gjenerojë oferta nga 9 deri në 11 milionë funte kur të dalë në shitje në një shitje në kryeqytet britanik më 2 nëntor, transmeton Telegrafi.


Por ndërsa është quajtur “një nga veturat sportive britanike më të dëshirueshme të prodhuara ndonjëherë”, edhe vlerësimi i tij më i lartë do të zbehet në krahasim me çmimet e paguara për veturat e tjera të prodhuara në Britani.

Edicioni i kufizuar i modelit u lind nga shasia e veturës sportive 16 D-Type që është shndërruar në një veturë të zakonshme me dy ulëse që u shit në SHBA më 1957 – duke e bërë Jaguarin ta tërheq këtë veturë nga garat.

Megjithatë tragjedia ndodhi më 12 shkurt 1957 kur një zjarr shpërtheu në fabrikën e kompanisë Browns në Coventry – duke shkatërruar nëntë motorë që akoma nuk ishin shitur.

Në mars 2016, Jaguar bëri lëvizjen e guximshme për ta kompletuar veturat XKSS – duke i ndërtuar të tërat me dorë, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit të shasisë.

Ky është një prej 16 njësive origjinale që mbijetoi – që e bën për këtë edhe më të vlefshme. Ka një motor 3.8 litra të prodhuar në fabrikën e Jaguar në vitin 1960. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Auto
Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Auto
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Auto
Jaguar XKSS i prodhuar më 1957, pritet të shitet në ankand për 11 milionë funte

Jaguar XKSS i prodhuar më 1957, pritet të shitet në ankand për 11 milionë funte

Auto
Zuckerberg sapo ka zbuluar modelin e veturës që vozit

Zuckerberg sapo ka zbuluar modelin e veturës që vozit

Auto
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh’ janë gjetur ‘të varrosura’ në një kantier mbeturinash në Kaliforni

Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh’ janë gjetur ‘të varrosura’ në një kantier mbeturinash në Kaliforni

Auto
Kalo në kategori