LAJMI I FUNDIT:

Rrebeshe shiu dhe stuhi, parashikimi i motit në Shqipëri

Rrebeshe shiu dhe stuhi, parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonën e verilindjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Këto reshje pritet të jenë problematike për zonat urbane si rreshje të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Pas orëve të pasdites itensiteti i reshjeve bie në të gjithë territorin dhe bëhen të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e rrebesheve dhe stuhive.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe shpejtësi 14-24 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 5-7 ballë. Pas orëve të mesditës era humbet intensitet me shpejtësi mesatare 2-10m/s.

Temperaturat parashikohen nga 13 deri ne 24 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Politikë
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Kalo në kategori