Janë në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan. Kompania “RAD” me seli në Zveçan, në pronësi të Radule Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zveçanit.
Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara.
Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe dhënje të ryshfetit.
Kështu kompania “RAD” D.O.O me seli në komunën e Zveçanit, nën pronësi të Radule Steviqin, i sanksionuar nga ShBA-të bashkë me Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin, iu ndërpre kontrata edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2021-2022 pasi futjes në listën e zezë të SHBA-së.
Por, ata biznesin nuk e ndalën.
Ditë më parë, tëvë1 ka mësuar se kjo kompani përmes fondeve të Serbisë dhe disa punëtorëve në veri, nisën punimet në një kompleks banesorë në ristrukturimin e një çatie. Televizioni ka siguruar fotografi ku shihen punimet duke u kryer, e komuna e Zveçanit nuk ishte në dijeni se kompania e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara po vepronte ende.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka ndërmarrë veprime.
Të mërkurën, drejtoria e Inspektoratit bashkë me Policinë e Kosovës ishin në vendin e ngjarjes.
Kryetari Peci thotë se punimet e kësaj kompanie tashmë janë ndërprerë.
“Dje kemi dëgjua menjëherë e kemi dërguar drejtorinë e Inspektoratit aty e kanë vërejtur një ndryshim në çati do të thotë, një ndryshim shumë i vogël jo diçka jashtë mase jo naj ndërtim të ri. Sa i përket lejes ata nuk kanë nevojë me kërkua leje sepse vetëm një çati është duke u punuar për momentin janë ndërpre. Inspektorët kanë kërkuar që të kërkohet leje nga komuna. Deri më tani nuk kanë ardhur. Kanë qenë edhe Policia aty me inspektorët, përfundimisht inspektorët i kanë thënë me kërkua leje nga komuna. Në bazë të inspektoratit”, tha Peci.
E krejt kjo erdhi pas interesimit të tëvë1.
“Deri sa kam biseduar me juve nuk ka pas informacion, në momentin që kemi biseduar me ty, menjëherë i kam njoftuar policinë, inspektorët dje kanë dalë në mëngjes në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Televizioni ka mësuar gjithashtu se Radule Steviq, këtë kompani tashmë e ka kthyer në emër të dy personave të afërt tij nga radhët e komunitetit serb me banim në veri të Mitrovicës. /tëvë1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje