Cox Media Group (CMG) kishte bërë një pranim befasues, duke zbuluar se telefonat inteligjentë dëgjojnë në mënyrë aktive bisedat e përdoruesve për të ofruar reklama të synuara.
Ky zbulim erdhi gjatë një prezantimi para investitorëve, disa ditë më parë, ku firma e marketingut – klientët e profilit të lartë të së cilës përfshijnë Facebook dhe Google – prezantoi softuerin e saj “Active Listening”.
Siç theksohet, softueri përdor Inteligjencën Artificiale (AI) për të mbledhur të dhëna zanore në kohë reale nga bisedat e përdoruesve, duke i çiftuar ato me të dhënat e sjelljes për të krijuar reklama të personalizuara për klientët në treg, shkruajnë portale të ndryshme botërore, përcjell Telegrafi.
Më 26 gusht, CMG konfirmoi se mikrofonat në telefonat inteligjentë të përdoruesve po përdoren për shënjestrimin e reklamave, duke shkaktuar shqetësime për privatësinë.
Softueri i drejtuar nga AI i CMG gjurmon të dhënat e përdoruesve nga mbi 470 kanale, duke analizuar bisedat e folura dhe sjelljet në internet për të ofruar reklama të bazuara në qëllim.
Pas këtij zbulimi, Google hoqi me shpejtësi Cox Media Group nga programi i saj partner.
Aty nuk specifikohet nëse këto të dhëna zanore vijnë nga televizorët inteligjentë, altoparlantët inteligjentë ose telefonat inteligjentë, thuhet në një shkrim të The Guardian.
Është e vështirë të dihet se sa i përhapur është përdorimi i këtij shërbimi.
Ndërsa shumë detaje mbeten të turbullta, pyetja që shtrohet është: A ka vdekur privatësia?
Një zëdhënës i Google theksoi se të gjithë reklamuesit duhet të respektojnë ligjet në fuqi dhe politikat e Google Ads, duke deklaruar, “Kur të identifikojmë reklamat ose reklamuesit që shkelin këto politika, ne do të ndërmarrim veprimet e duhura”.
Ndërsa Meta, kompania mëmë e Facebook, kishte thënë se po shqyrton gjithashtu aktivitetet e CMG për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë shkelje të kushteve.
Në përgjigje të polemikave, një zëdhënës i Meta përsëriti: “Meta nuk përdor mikrofonin e telefonit tuaj për reklama dhe ne e kemi pasur të qartë këtë për vite me radhë”.
“Ne po kontaktojmë Cox Media Group për të siguruar që programi i tyre nuk po përdor meta të dhënat tona”.
Polemika lidhet me dyshimet e gjata nga përdoruesit të cilët pretendojnë se kanë parë reklama për produkte menjëherë pasi i përmendën ato në biseda të rastësishme, pavarësisht se nuk i kanë kërkuar kurrë ato në internet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInstagram po teston një veçori të re
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Netflix prezantoi Squid Game: Unleashed dhe Monument Valley 3
Threads humbi gjysmën e përdoruesve të përditshëm aktivë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A