Sindikatat shëndetësore ndjehen të përjashtuara nga dialogu për Kontratën Kolektive
Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë i ka sjellë punëtorët dhe institucionet shëndetësore në gjendje të mjerueshme.
Sipas Imerit, Qeveria ka përjashtuar këtë Federatë edhe nga çdo dialog dhe diskutim për Kontratën Kolektive, me arsyetim siç tha ajo “po i ndërpresim të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bie ndesh me ligjin e pagave”.
“Problemet, hallet, pikën se ku kemi ardhur dhe në çfarë gjendje të mjerueshme kjo qeveri e ministri i ka sjellë punëtorët shëndetësore dhe institucioneve, por edhe federatën ku e ka degraduar, nuk ka më ku shkon më ulët. Jemi të përjashtuar në çdo komision, duke filluar prej kontratës kolektive që e kanë shkëputë një anshëm. Arsyetimi i tyre ka qenë se “po i ndërpresim të gjitha kontratat sektoriale kolektive, për arsye se po bie ndesh me ligjin e pagave”, ka thënë Imeri.
Imeri, ka përmendur disa nga problemet që ka shëndetësia e Kosovës për momentin.
“Duhet të jetë në secilin komision, pjesë e grupit për hartimin e ligjeve, të bëhet kontrata kolektive qe na ka krijuar kaq handikap te madh, duhet të kërkojmë që të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e datës 1 shkurt, ku njeh të drejtën e shtesës tranzitore të cilën këta e kanë bo ulje, të hiqet diskriminimi në institucione, akoma që një vit e gjysmë që është bërë ligji, akoma ka zbritje në paga”, ka theksuar ajo.
Ndërsa, nënkryetari i FSSHK-së, Blerim Delia ka shtuar se kur ka ardhur puna ta nënshkruajë Kontratën Kolektiv, ‘ministri Vitia nuk e ka pasur një vullnet të tillë’.
Sipas tij, FSSHK, gjithashtu ka dërguar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por e njëjta që dy vite nuk po merr një vendim.
“Ne e kemi negociua Kontratën Kolektive sektoriale një vit e gjysmë draftin. E kemi përgatit draftin, e kemi finalizua kontratën selektive sektoriale për të cilën po flasim. Kur ka ardhur puna me nënshkrua ministri, bashkë me kryetarë, ministri nuk e ka vullnetin… Ne e kemi dërguar në gjykatë, por gjykata po heziton që dy vite për një vendim. Nëpër spitale kanë premtuar se nuk do të mbyllen reparte, kanë filluar me mbyllje, të parën e kanë bë para 3-4 ditë në Mitrovicë, reparti infektiv po mbyllet. Po ikin mjekët, me të madhe, infermierë trefishi i mjekëve, po degradohet shëndetësia e Kosovës”, ka shtuar Delia.
Kontrata e përgjithshme kolektive përfshinë 370 mijë punëtorë të shëndetësisë, të sektorit publikë e privat./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje