LAJMI I FUNDIT:
Peja 17° lightrain

Muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit: Mamografi pa pagesë në Spitalin e Pejës

Muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit: Mamografi pa pagesë në Spitalin e Pejës
Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë po vazhdon përpjekjet e tij për të ngritur vetëdijen mbi kancerin e gjirit, sëmundje kjo që prek një numër të madh të grave në mbarë botën.

Si pjesë e aktiviteteve të shënimit të muajit të vetëdijesimit, spitali ofron mundësinë që të gjitha gratë të kryejnë mamografi falas gjatë muajit tetor, duke e bërë më të lehtë diagnostikimin e hershëm të sëmundjes dhe duke ndihmuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për gratë.

Simboli i muajit rozë – muajit ndërgjegjësues për kancerin e gjirit

Në një postim në Facebook, Spitali i Përgjithshëm i Pejës bëri të ditur se, sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit do të ofrojë shërbime të mamografisë pa pagesë për gratë.


“Në vitet e mëparshme, mbi 120 gra e kanë shfrytëzuar këtë mundësi vetëm gjatë muajit tetor. Spitali fton të gjitha gratë që të mos hezitojnë të kryejnë këtë shërbim, i cili ofrohet çdo ditë pune nga ora 7:00 deri në 13:00, në Kabinetin e Radiologjisë që ndodhet në katin e parë tek Ambulancat Specialistike”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Për të kryer mamografinë, pacientet duhet të kenë udhëzim nga mjeku, por nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë shërbim.

Në trend

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

Lajme
Publikohet audio-regjistrimi për

Publikohet audio-regjistrimi për "21 janarin", dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

Lajme
Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Kombet myslimane kanë 'një armik të përbashkët', thotë lideri suprem i Iranit në një paraqitje të rrallë

Botë
Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës

Bosnja
Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Azia
Kalo në kategori