Pse jemi të prirur të kontrollojmë në mënyrë obsesive profilet tona të rrjeteve sociale?
Nëse jeni tunduar nga ideja të kontrolloni profilet tuaja të rrjeteve sociale, duke imagjinuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët për jetën tuaj, nuk jeni vetëm.
Sipas autores dhe psikoterapistes Eloise Skinner, është një fenomen krejtësisht natyror që shumë njerëz kënaqen, shkruan DailyMail.
“Dëshira për të kuptuar se si perceptohemi ka qenë e pranishme në instinktin njerëzor për breza të tërë”, tha profesionistja e shëndetit mendor.
“Derisa përpiqemi ta kuptojmë veten, duke iu përgjigjur pyetjes së përjetshme kush jemi ne, ne shpesh tërhiqemi në mendimet dhe reflektimet e të tjerëve për të na udhëhequr”, shpjegon.
Dhe kur ky mendim i tyre nuk i disponueshëm menjëherë, shpjegoi Skinner për Mashable, ne përpiqemi të imagjinojmë se çfarë është ky mendim, duke ekzaminuar çka shohin të tjerët kur shohin profilet tona.
Kjo nevojë për pranim dhe status social është formësuar gjatë viteve nga evolucioni, shtoi psikologia Zoe Mallet.
Si rezultat, të gjithë njerëzit kanë një nevojë të rrënjosur thellë për miratim social që përforcohet vetëm nga mediat sociale.
“Është një përpjekje e nën-ndërgjegjshme për të përmirësuar pozicionin tonë shoqëror, për të rritur shanset tona për t’u përkitur dhe për të krijuar një imazh pozitiv për veten, i cili është pjesë e mekanizmave tanë të përballimit të mbijetesës si njerëz”, tha Mallet.
Të përgjosh mediat sociale të dikujt është vetëm një mënyrë tjetër për të kontrolluar perceptimin e të tjerëve për veten, shpjegoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar