LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 21° partlycloudy_day

Ibrahimi: Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë, punonjësit mbesin pa paga

Ibrahimi: Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë, punonjësit mbesin pa paga

Disa prej punonjësve të komunës së Vitisë ende nuk u janë ekzekutuar pagat, situatë kjo që ka nxitur reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Sazan Ibrahimi, kryetar i këtij asociacioni, ka kritikuar ashpër qeverinë për mos përkrahjen buxhetore të komunave, duke theksuar se niveli qëndror nuk po mbulon shpenzimet e kontratave kolektive, të cilat janë nënshkruar nga vetë qeveria.

“Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë,” ka deklaruar Ibrahimi për Telegrafin.


Ai ka shtuar se “me dhjetëra miliona euro po i merren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale,” duke theksuar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në ndalimin e projekteve kapitale që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ibrahimi ka bërë të ditur se ky problem është diskutuar në mënyrë të përsëritur me zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe ministren Arbërie Nagavci.

“Niveli qëndror nuk po ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi,” ka thënë ai, duke shtuar se komunat po ndëshkohen pavarësisht përpjekjeve të tyre për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Sipas tij, pavarësisht kësaj bllokade nga niveli qëndror, komunat do të vazhdojnë të punojnë për interesin e qytetarëve. “Qeveri, Reflekto sepse edhe ata punonjës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe pse jetojnë në Viti,” ka përfunduar Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ky është ushqimi që iu shërbye sot ushtarëve të FSK-së

Ky është ushqimi që iu shërbye sot ushtarëve të FSK-së

Lajme
Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

Azia
Momenti kur persona të armatosur ndjekin qytetarët në Tel Aviv, shtien mbi ta me pushkë automatike – vriten gjashtë persona

Momenti kur persona të armatosur ndjekin qytetarët në Tel Aviv, shtien mbi ta me pushkë automatike – vriten gjashtë persona

Azia
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
Edhe pse u dorëzuan dhe nuk kishin armë, trupat ruse ekzekutojnë 16 ushtarë ukrainas – pamje rrëqethëse nga droni

Edhe pse u dorëzuan dhe nuk kishin armë, trupat ruse ekzekutojnë 16 ushtarë ukrainas – pamje rrëqethëse nga droni

Evropa
Si filloi sulmi iranian në Izrael, videot që e tregojnë në detaje

Si filloi sulmi iranian në Izrael, videot që e tregojnë në detaje

Azia
Kalo në kategori