LAJMI I FUNDIT:

Në rrjetet sociale po flitet me të madhe për të, për çfarë po akuzohet Diddy dhe sa janë të vërteta teoritë ndaj reperit?

Në rrjetet sociale po flitet me të madhe për të, për çfarë po akuzohet Diddy dhe sa janë të vërteta teoritë ndaj reperit?

Sean Combs, i njohur gjithashtu si P Diddy dhe Puff Daddy – është bërë kryetemë në mediet globale dhe po ashtu vendore, pas arrestimit të tij.

Reperit i është refuzuar lirimi me kusht, pasi u deklarua i pafajshëm për tre akuza për krime, shkruan Sky News.

Akuzat vijnë pasi reperi dhe njëherësh manjati i muzikës u arrestua në një hotel në New York të hënën më 16 shtator.


Combs, tri herë fitues i çmimeve Grammy dhe gjithashtu një nga producentët më me ndikim të hip-hop-it në tre dekadat e fundit, është përballur me një valë padish nga gratë që e kanë akuzuar atë për sulm seksual.

Dhe tani ai përballet me një gjyq penal pasi i është mohuar lirimi me kusht prej 50 milionë dollarëve.

Arrestimi i tij ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, në mesin e përdoruesve të shumtë të cilët po flasin rreth kësaj teme.

Por, me çfarë akuza saktësisht përballet Diddy?

Akuzat kanë të bëjnë me trafikim seksual, posedim të drogës dhe shkeljet për përdorim me armë zjarri.

Specifikisht, janë tre akuza të përshkruara nga Distrikti Jugor i New Yorkut (SDNY) në një aktakuzë ligjore:

Krim i organizuar

Trafikimi seksual me forcë, mashtrim ose detyrim

Transportim i njerëzve për t’i angazhuar në prostitucion

Krim i organizuar mbart një dënim maksimal me burgim të përjetshëm; trafikimi seksual me forcë, mashtrim ose detyrim ka një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe një dënim minimal të detyrueshëm prej 15 vjetësh burgim; dhe transporti për qëllime prostitucioni dënohet maksimalisht me 10 vjet.

Sipas aktakuzës, Combs thuhet se “abuzoi, kërcënoi dhe detyroi gratë dhe të tjerët rreth tij për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij” të paktën nga viti 2008.

Aty pretendohet se 54-vjeçari përdori punonjësit e tij, burimet dhe ndikimin në industrinë e muzikës për të krijuar një “ndërmarrje kriminale, anëtarët dhe bashkëpunëtorët e së cilës u angazhuan dhe u përpoqën të përfshiheshin, midis krimeve të tjera, në trafikun seksual, punën e detyruar, rrëmbimin, zjarrvënie, ryshfet dhe pengim i drejtësisë”.

Diddy dyshohet se ka shtyrë viktimat femra dhe punonjësit e seksit meshkuj në shfaqje seksuale të nxituara nga droga, të quajtura “Freak Offs”, sipas dokumentit.

Këto shfaqje Freak Offs, të përmendura në dokument rreth 16 herë, u përshkruan si “shfaqje të seksit të drejtuara nga Combs, gjatë të cilave i njëjti kishte masturbuar dhe i kishte incizuar në mënyrë elektronike”.

Prokurorët pretendojnë se viktimave u janë dhënë substanca për t’i kontrolluar gjatë ngjarjeve disaditore për t’i mbajtur të “bindur dhe nën kontroll” dhe Diddy i ka nënshtruar ndaj “abuzimit fizik, emocional dhe verbal” për t’i detyruar ata të veprojnë sipas tij.

Në aktakuzë, gjithashtu thuhet se Combs dhe viktimat e tij ishin aq të rraskapitur pas seancave, të cilat ndonjëherë zgjatën me ditë të tëra, saqë ata “zakonisht duhej të merrnin lëngje IV për t’u rikuperuar nga sforcimi fizik dhe përdorimi i drogës”.

Rreth 1,000 shishe vaj për fëmijë dhe lubrifikant u sekuestruan nga shtëpitë e reperit në Miami dhe Los Angeles kur u bastisën në muajin mars, shtoi aktakuza.

Përveç këtyre akuzave, pretendohet se Combs dhe anëtarët e biznesit të tij “u përfshinë në akte dhune, kërcënime dhune, kërcënime për dëm financiar dhe reputacioni dhe abuzim verbal” duke përfshirë rrëmbimin dhe zjarrvënien kur dëshmitarët e abuzimit të tij të dyshuar kërcënuan autoritetin ose reputacionin e tij.

Çfarë kanë thënë Combs dhe avokatët e tij?

Combs është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Pas arrestimit të tij, avokati i tij Marc Agnifilo tha se ai ishte “i zhgënjyer” me vendimin dhe ndaj tij është bërë një ndjekje e padrejtë nga Zyra e Prokurorit të SHBA-s”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori