LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 % për Panairin e Librit për Fëmijë

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 % për Panairin e Librit për Fëmijë

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të gjithë fëmijët në Kosovë. 

Përmes këtij Panairi, po synohet nxitja e kulturës së leximit te gjeneratat e reja dhe mbështetja e krijimtarisë letrare për fëmijë. Në botimet e “Dukagjinit”, fëmijët zënë një vend shumë të veçantë. Prandaj, ata kanë botuar librat më interesantë e tërheqës për ta. Libra që i kanë mahnitur të gjithë fëmijët e botës, por edhe libra të autorëve tanë shqiptarë.

Përmes librit, ata do të kenë mundësi të “takojnë” personazhet e tyre të preferuara dhe t’i marrin me vete në shtëpi për të përjetuar aventurat e tyre të pafundme. 

Në Panairin e Librit për Fëmijë, ju mund të gjeni lektyra për klasën e parë, klasën e dytë, klasën e tretë dhe klasën e katërt.

Ato janë të shoqëruara me aparaturë didaktike, që do t’i testojë aftësitë e fëmijëve për t’i kuptuar ato. Po ashtu, janë të shoqëruara edhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth shpjegues të fjalëve të ndryshme. 

Jua rikujtojmë lektyrat e botuara deri tani nga “Dukagjini”:

Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;

Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;

Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;

Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”. 

Por, nuk duhet t’i harrojmë edhe librat fantastikë të Gianni Rodar-it, të cilët Dukagjini i sjell për fëmijët.

Personazhet si: Atalanta, Françesku, Agjenti X.99, Maçoku i famshëm etj., mezi presin t’ua tregojnë historitë e tyre. Dhe e bukura e gjithë kësaj feste është se në secilin libër të shtëpisë botuese “Dukagjini”, ju përfitoni zbritje deri në 50% përgjatë pesë ditëve sa zgjat Panairi.

Panairi i Librit është një aventurë që duhet ta përjetoni; një ambient i rrethuar me libra, lojëra e njerëz të mirë.

Nën organizimin e ETEA-s dhe të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, hapja e Panairit bëhet më datë 2 tetor në orën 12:00, për të vazhduar deri më datë 6 tetor, çdo ditë nga 10:00-18:00, tek Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kjo është pishina dhe spa më luksoze në Kosovë

Kjo është pishina dhe spa më luksoze në Kosovë

Ekonomi
Nga 3000 prodhime gjithsej të Toyota Land Cruiser First Edition, dy nga to do të vijnë në Kosovë

Nga 3000 prodhime gjithsej të Toyota Land Cruiser First Edition, dy nga to do të vijnë në Kosovë

Ekonomi
Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm

Ekonomi
Si Al Trade po formëson jetesën moderne në Kosovë

Si Al Trade po formëson jetesën moderne në Kosovë

Ekonomi
Për t’mirën tënde e të gjithë familjes, pi ujë Alkaline Active+

Për t’mirën tënde e të gjithë familjes, pi ujë Alkaline Active+

Ekonomi
Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4

Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4

Ekonomi
Kalo në kategori