LAJMI I FUNDIT:

Agusholli: Nxënësja nga Peja u pengua sërish të hyjë në shkollë, por kjo ndodhi nga vonesa e emailit

Agusholli: Nxënësja nga Peja u pengua sërish të hyjë në shkollë, por kjo ndodhi nga vonesa e emailit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Gramoz Agusholli ka deklaruar se nxënësja me shami është përjashtuar përsëri sot nga shkolla por që sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi gjatë komunikimit mes institucioneve.

Agusholli përmes një postimi në Facebook thotë se sot, vajza A.D. është penguar përsëri të hyjë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’ për shkak të vonesës së një emaili nga DKA (Drejtoria komunale e Arsimit në Pejë), ku në atë email ishte përgjigjja ndaj pyetjes së DKA-së drejtuar MASHT-i lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të mësimit të saj.

“Njoftimi nga DKA u përcoll pasdite në shkollë, dhe tani gjithçka është e qartë”, shtoi ai në Facebook.


“U bëj thirrje të gjithë akterëve të zbatojnë qëndrimet e MASHTI-t, që nuk paraqesin asnjë pengesë për vazhdimin e mësimit të nxënëses”, ka deklaruar tutje deputeti i shumicës.

Ai ka kërkuar që familja e vajzës të mos shqetësohet dhe të respektohet privatësia e tyre

“Ndërkohë ju lus, të gjithë të interesuarit qofshin ata media apo akterë të tjerë të interesuar të ndihmojnë në këtë proces, t’a lejojnë familjen dhe vajzën të vazhdojnë mësimin dhe jetën e tyre private pa asnjë shqetësim”, ka deklaruar Agusholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi

Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi

Siguri
Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Politikë
Kuvendi në flakë e kaos, PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Kuvendi në flakë e kaos, PS nis mbledhjen e firmave për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Lajme
Problemi me tender, mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së

Problemi me tender, mensa e studentëve do të përgatis shujtat për ushtarët e FSK-së

Lajme
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Lajme
Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Lajme
Kalo në kategori