LAJMI I FUNDIT:

Festa e Vreshtave rikthehet në Suharekë për të festuar përmbylljen e sukseshme të vjeljes së këtij viti

Festa e Vreshtave rikthehet në Suharekë për të festuar përmbylljen e sukseshme të vjeljes së këtij viti

Këtë fundjavë u mbajt Festa e Vreshtave, një ngjarje e përvitshme që feston traditën e pasur të rajonit në prodhimin e verës dhe periudhën e vjeljes së rrushit.

Kjo ngjarje ishte një përvojë unike, ku mblodhi entuziastë të verës, figura të njohura nga biznesi, media, politika, arti dhe kultura. 

Theranda dhe SHE Wine, e vendosur në pjesën jugore të Kosovës, është ndër liderët në vreshtari dhe prodhimin e verës në Ballkan. Kantina ka përjetuar një transformim të madh, duke modernizuar kapacitetet e saj prodhuese dhe duke ruajtur standardet e larta të cilësisë.

 Sot, Theranda Wine njihet për linjat e saj moderne të përpunimit të rrushit dhe bodrumet që përmbushin të gjitha kërkesat për ruajtjen e verës së cilësisë së lartë.

Festa e Vreshtave 2024 pati për qëllim ndërthurjen e traditës me modernen. Të ftuarit patën mundësinë të shijojnë një përzgjedhje të veçantë të verërave të Theranda dhe She Wine, në mes të vreshtave që përfaqësojnë një trashëgimi të gjatë të prodhimit të verës.

Ngjarja u shoqërua me muzikë dhe një darkë ekskluzive, duke e bërë atmosferën edhe më festive. Të pranishmit përjetuan një eksperiencë shumë të veqantë, atë të pestimit të rrushit në mënyrë tradicionale me këmbë zbathur nga vajzat e Suharekës. 

Festa e Vreshtave u përmbyll duke festuar periudhën e vjeljes, por edhe zhvillimin e industrisë së verës në Kosovë dhe kështu duke shënuar vitin e ri në botën e verarisë. 

Ngjarja u mundësua falë mbështetësve sponzorizues: Restorant Enoteka, Foleja, DHL, Think B Agency, Fire & Powder Decor, Mokne, Telegrafi, RTV 21, T7.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori