LAJMI I FUNDIT:

Ndërpriten punimet për renovimin e Sallës Universale

Ndërpriten punimet për renovimin e Sallës Universale

Për të gjithë që janë të përfshirë në rastin me Sallën universale, ministri për kulturë dhe turizëm, Zoran Lutkov paralajmëroi kallëzime penale.

Ai tha se për momentin projekti me renovimin dhe të gjitha aktivitete rreth sallës janë ndërprerë.

Transferimi i kompetencave Ministrisë së kulturës nga Qyteti i Shkupit është bërë në mënyrë joligjore dhe për momentin procedura për rinovim është ndalur.


“Nuk dihet kush i ka kompetencat për Sallën universale… nuk dihet, për shkak se e kemi ndërprerë procesin. Ne si ministri i kulturës, si institucion qeveritar, nuk mundemi të financojmë ose të ndërtojmë objekt për një institucion lokal, sipas ligjit nuk mundemi të ndërtojmë”, u shpreh Zoran Lutkov, ministër për Kulturë dhe Turizëm.