LAJMI I FUNDIT:

Skoda Kodiaq tani është rezistent ndaj plumbave dhe granatave

Skoda Kodiaq tani është rezistent ndaj plumbave dhe granatave

Skoda prezantoi një version special të modelit Kodiaq. Škoda UK ka bashkëpunuar me UTAC Special Vehicles për të prezantuar Kodiaq të blinduar, një SUV i bazuar në një version të rifreskuar të modelit të gjeneratës së parë.

Modifikimi i jashtëm i referohet dritave në pjesën e përparme, në parakolp dhe në dyer, ndërsa brenda sistemit infotainment është shndërruar në atë që Skoda e quan “stacion komunikimi”.


Skoda Kodiaq Armoured, siç quhet ky model i blinduar, ka edhe xham antiplumb, ndërsa kabina është modifikuar ndjeshëm dhe është veshur me çelik, transmeton Telegrafi.

Si frenimi ashtu edhe pezullimi janë përmirësuar për shkak të peshës së shtuar, dhe të katër rrotat kanë një sistem që mundëson drejtimin edhe në rast të një gome të shpuar. Motori nuk ka ndryshuar në krahasim me origjinalin.

Skoda thotë se ky Kodiaq është projektuar në mënyrë që të përballojë sulmet nga pistoleta të ndryshme, pushkët, si dhe shpërthimin e granatave apo mjeteve të tjera shpërthyese.

Ai është i certifikuar me PAS 300 dhe PAS 301, dhe ka pasur më shumë se 200 fishekë të qëlluar përmes tij gjatë procesit të certifikimit. /Telegrafi/