LAJMI I FUNDIT:

Përplasja Rama-Kurti, politologu: Shqipëria po i bën tradhti Kosovës në pesë vitet e fundit

Përplasja Rama-Kurti, politologu: Shqipëria po i bën tradhti Kosovës në pesë vitet e fundit

Politologu Nezir Kraki ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për të diskutuar rreth përballjes së kryeministrit Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti në SHBA, aty ku u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Nga kjo përballje e ftohtë mes dy liderëve, pa shtrëngim duarsh mes njëri-tjetrit, sipas Krakit kuptohet një lloj rivaliteti politik që Rama ka kundrejt Kurtit.

Ai e cilësoi kryeministrin Rama si një person i cili glorifikon rolin e tij si lider jetëgjatë në rrugëtimin politik dhe nga kjo bindje që ai ka krijuar, sipas Krakit ka marr përsipër të luaj rolin e një misionari.


“Edi Rama nuk urren Kosovën, por Albin Kurtin sepse i ka bërë hije. Unë nuk dua të besoj që ai e urren Kosovën, por melagomania e liderit, gjithashtu dhe jetëgjatësia politike konfirmojnë bindjen që kanë rol hyjnor. Ka dhënë idenë të krijojë edhe shtete hyjnore, e sheh veten si misionar. Misionar për ti pajtuar serbët dhe shqiptarët, e duke lënë Kosovën pak mënjanë. Misionar duke pajtuar fetë botërisht dhe të gjitha këto sqarohen duke ditur kush është personazhi në bosht. E kam pranuar Ramën ashtu siç është, nuk ja pranoj idetë, nuk duhet të merremi me të. Kur Shqipëria nuk pozicionet në mbrojtje të Kosovës është duke vepruar kundër Kosovës. Kur pozicionohet hapur kundër Kosovës atëherë është tradhti kombëtare. Dhe jemi në një farë tradhtie kombëtare këto 5 vitet e fundit,” u shpreh Kraki.

Sipas politologut kjo “urrejtje” e Ramës , nuk është ndaj Kosovës në vetvete, por ndaj Kurtit që shihet haptazi si një tradhti kombëtare edhe ndaj popullit kosovar këto 5 vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori