LAJMI I FUNDIT:

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Sipas The Athletic, drejtori gjeneral i Manchester United, Omar Berrada i tha stafit se ata synojnë të fitojnë Ligën Premier në vitin 2028, në 150 vjetorin e formimit të klubit.

Kjo është pjesë e ‘Projektit 150’ që përmban edhe një objektiv që ekipi i femrave të fitojë titullin e parë të ligës deri në atë vit.

Sipas The Athletic, Berrada pranoi se arritja e këtij objektivi do të kërkonte shumë përpjekje dhe punë të palodhur.


Kjo pjesë e mesazhit është mjaft e qartë, duke pasur parasysh se United është në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier siç qëndrojnë gjërat.

Man United nuk e ka fituar trofeun e elitës së futbollit anglez që nga sezoni 2012/13, i cili ishte edhe viti i fundit i epokës së Sir Alex Ferguson.

Sezoni 2027/28 do të shënonte 15 vjetorin e atij titulli. /Telegrafi/