LAJMI I FUNDIT:

Klekovski: Në FSSHM është punuar në mënyrë joligjore

Klekovski: Në FSSHM është punuar në mënyrë joligjore

Sapo të përfundojnë kontrollet, të gjitha pretendimet për keqpërdorime në institucionet publike shëndetësore do t’i dorëzojmë në MPB dhe në Policinë Financiare. Kështu paralajmëroi drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Ai tha se do të kërkohet përgjegjësi për punën e paligjshme.

“Për fat të keq, mund të them se ka abuzime në të gjitha kontrollet që bëjmë. Pra, është çështje se sa kontrolle do të arrijmë të bëjmë, mendoj se do të ketë shumë keqpërdorime. Më duhet të them se në pothuajse të gjitha kontrollet që kemi bërë deri tani ka shembuj të punës jo vetëm të pakujdesshme, jo ekonomike, por edhe të paligjshme”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.


Klekovski po ashtu përmendi se borxhi prej pesë miliardë denarësh përmes ndarjes së mjeteve me rishikim të buxhetit tashmë është zvogëluar dhe tani arrin në tre miliardë denarë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot e vizitoi fondin, tha se ekziston edhe plani për të zgjatur më tej këtë borxh.

“Ne jemi duke bërë plan si qeveri për ta ulur atë borxh edhe më shumë në periudhën në vijim, ndoshta edhe gjatë vitit të ardhshëm fiskal dhe presim që me punë ekonomike, të zellshme, të përkushtuar të menaxhmentit të ri në spitale dhe objekte shëndetësore, një pjesë e atyre borxheve të kthehen në atë mënyrë”, tha Hristian Mickoski kryeministër.

Në listën e debitorëve nga institucionet publike shëndetësore, Klinika e Onkologjisë është në vendin e parë me borxh prej rreth 10 milionë euro.

Një pjesë e borxhit është bërë përmes një sërë abuzimesh – pagesa e kujdestarive të drejtorëve gjatë kohës që ata ishin me pushime, keqpërdorime gjatë prokurimeve publike, prokurime të dyshimta softuerësh, por edhe abuzime me shtesa për pushime mjekësore./ Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori