Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar për dështimin e seancës sësotme në Kuvendin Komunal.
Sipas Hysenit, asambleistët në Kuvendin Komunal nuk po votojnë sipas bindjeve të tyre personale, por në bazë të individëve, dhe sipas tij kjo po shkakton edhe bllokadën aktuale.
‘Ajo çka është me rëndësi të theksohet nga seanca është edhe përbrenda opozitës nuk ka ndonjë harmoni të plotë për lëshim të seancës, unë mendoj që të gjithë ata asambleistë që janë në Kuvend Komunal duhet të mendojnë me kokën e tyre dhe bindjen e tyre, e jo t’i binden urdhrave të individëve’, ka thënë Hyseni, duke theksuar se cështja e buxhetit, bartja e buxhetit por edhe projektet zhvillimore duhet të jenë votime me bindje personale, profesionale e jo bindje politike.
Tutje, Hyseni theksoi se arsyetimi i fundit për të cilën u lëshuar seanca, ishte transparenca, ku sipas tij, opozita ka kushtëzuar pjesëmarrjen me transmetim medial.
‘Arsyetimi i fundit për të cilën sot u lëshua seanca ishte transparenca, ndërkohë që të gjithë mediat ishin edhe në seancë, ndërsa seanca transmetohet edhe në faqen e Komunës së Gjilanit, por që një arsyetim i tillë vjen vetëm si pretekst për të lëshuar seancën e për të mos vazhduar senacën’, ka thënë tutje ai.
Kryetari Hyseni theksoi se pavarësisht që i janë përgjigjur pozitivisht kërksave të opozitës, vazhdojnë të jenë të gatshëm për të vazhduar tutje punën në Kuvendin Komunal.
‘Nga ana jonë është tejet me rëndësi që vazhdon të ekzistoj gatishmëria e plotë siç ka qenë edhe më herët për të vazhduar tutje me punën e Kuvendit Komunal, nuk paraqitemi asnjëherë si palë që e bllokon kuvendin, ndërkohë që kemi bërë ftesa publike për të gjitha subjektet politike, dhe në këtë formë po paraqitet një bllokim artificial kinse i prodhuar nga pozita, në mënyrë që neve si qeverisje të na nxjerrin keq’, ka theksuar ai.
Në fund, Hyseni i bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës që të kenë gatishmëri për punë dhe të vijnë në seancë për të vazhduar punën.
‘Unë i bëjë thirrje edhë njëherë të gjithë përfaqësuesve politik që nëse kanë gatishmëri dhe vullnet për punë të vijnë në seancë dhe të vazhdojmë punën normalisht dhe të kalohen pikat që janë me rëndësi për komunën tonë’, ka përfunduar ai.
Ndryshe, Hyseni listoi edhe pikat të cilat kanë qenë në rend të ditës për t’u diskutuar në seancë
‘Buxheti për vitin 2025 dhe planifikimi i hershëm për vitin 2026, është bartja e buxhetit, inkubatori i biznesit, raporti i punës së kryetarit për punën e tij gjashtëmujor si dhe raporti financiar gjashtëmujot’, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Opozita në Gjilan thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkon formimin e një Task-Force me ekspertë financiarë
Vihet gurëthemeli i kuzhinës popullore në Kamenicë, do të shërbehen mbi 2500 shujta në ditë
Dështon seanca në Kuvend Komunal, PDK në Gjilan: Fajet për këtë i ka vetëm kryetari i komunës
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë