Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të martën në mbrëmje ka treguar detaje të reja në lidhje me operacionin e Policisë së Kosovës në Banjskë pas sulmit terrorist atje më 24 shtator 2023.
Hoxha në Debat Plus të RTV Dukagjinin ka treguar se kush e ka kryer operacionin në Banjskë për të neutralizuar terroristët.
“Operacioni në Banjskë është kryer plotësisht nga Policia e Kosovës. KFOR-i ka qenë në prapavijë, është koordinuar me neve mirëpo veprime operative në terren kundër grupit kriminal nuk ka ndërmarrë.
Të gjitha veprimet kanë qenë të ndërmarra nga Policia e Kosovës. Ndërsa ne kemi komunikuar me ta, i kemi dhënë informacione që ne do të ndërhyjmë. Komandanti i KFOR-it ka thënë që ne jemi përgjegjësi i tretë dhe ju jeni përgjegjësi i parë për të kryer detyrën… ne pastaj i kemi kryer detyrat tona… “, tha ai.
Drejtori i Policisë po ashtu ka treguar se telefonatën e parë për situatën në Banjskë e ka marr brenda 10 minutave pas ngjarjes.
“Telefonata ka pas të shumta… së pari më ka njoftuar drejtori i Departamentit të rendit publik, që ishte Arbnesh Ajvazi, pastaj Veton Elshani, pastaj koloneli Mikullovci…”, tha ai, gjersa shtoi se pas këtyre telefonatave ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Brendshme për ta njoftuar.
Drejtori i Policisë së Kosovës tha se menjëherë janë nisur për në veri, ku brenda 18 minuta kanë arritur në Qendrën e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” nga shtabi i Policisë në qendër.
Hoxha tutje njoftoi se gjatë rrugës pastaj kanë bërë shumë komunikime si me komandantin e KFOR-it, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla e të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje