LAJMI I FUNDIT:

SBASHK apelon te mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

SBASHK apelon te mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) përmes një komunikate ka apeluar te mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e që po u ofrohen.

Në komunikatë thuhet se “ditët e fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës përkundër që mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar”.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar”, thotë SBASHK-u, transmeton Telegrafi.


Prandaj, SBASHK-u, kërkon nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë.

“Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/