LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta

Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta

Në kontrolle të jashtëzakonshme në Kërçovë, dhe në dy qytetet turistike Strugë dhe Ohër janë asgjësuar 8,7 tonë ushqime të pasigurta. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se një market në Strugë është gjobitur me 1.400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Ushqimi në masën 15 kilogramë është asgjësuar, ndërsa për mospërputhjet e konstatuara është shqiptuar gjobë (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënjimi i papërshtatshëm i produkteve, shitja e ushqimeve të skaduara etj.). Në këtë qytet është gjobitur edhe një mishtore me 500 euro për vendosje të produkteve të pasigurta në treg. Janë asgjësuar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore. Në Ohër, një gjellëtore është gjobitur me 500 euro, ku shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konstatuar mospërputhje dhe kanë asgjësuar 15 kilogramë ushqime të pasigurta gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm.

Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të jashtëzakonshme.

“Në Strugë dhe Ohër në një operacion treditor zbuluam 8.7 tonë ushqime të pasigurta. Ishte një veprim i drejtuar nga unë personalisht. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara që janë asgjësuar pa dëm. Nuk kishte dokumente sanitare, deklarata importi, dhe operatorët nuk ishin as të regjistruar”, tha Oliver Miladinov Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


Në disa prej operatorëve janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, kryerja e një aktiviteti të pa miratuar nga AUV, mungesë e librezave sanitare për punonjësit e të tjera. Përveç kontrolleve të jashtëzakonshme të shtuara, duke vepruar sipas ankesave dhe propozimeve të paraqitura, shërbimet inspektuese të AUV-së kryejnë kontrolle të rregullta në përputhje me Planin Vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, sipas AUV-së.

Nga aty shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë vendosur 2.433 masa inspektuese, janë shkatërruan 37.6 tonë dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori