LAJMI I FUNDIT:

Sali Hajdaraj, boksieri i ri nga Gjakova që karrierën e tij si profesionist e nis me fitore

Sali Hajdaraj, boksieri i ri nga Gjakova që karrierën e tij si profesionist e nis me fitore

Qyteti i Gjakovës vazhdon ta pasurojë fondin e saj me sportistë.

Një sportist që para pak ditësh ka nisur një kapitull të ri është boksieri 19 vjeçar, Sali Hajdaraj.

Me 21 shtator, Hajdaraj zhvilloi meqin e tij të parë profesionist në Linz të Austrisë, kundër boksierit Oguzhan Mochu në kategorinë deri në 64 kg, ku me vendim të gjyqtarëve Hajdaraj arriti që të shpallej fitues në këtë përballje.


Në postimin e tij në rrjetet sociale Hajdaraj bënë të ditur që pas kësaj fitoreje, tashmë janë rritur edhe ambiciet e tij për rrugëtimin e tij në sportin e boksit.

Ndër të tjera Hajdaraj ka falenderuar edhe klubin e Boksit ‘’Sport Center’’ në Gjakovë, si dhe trajnerin kondicional Tirron Mamusha, duke shprehur mirënjohje për punën e tyre të palodhshme, dhe që kanë ndikuar që ai të arrij në një fazë të rëndësishme të karriesër së tij tashmë si një profesionist. /Telegrafi/