LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 14° clearsky_night

52 mijë gjoba në rajonin e Gjakovës, kapiten Sahatqija flet për gjendjen e sigurisë rrugore

52 mijë gjoba në rajonin e Gjakovës, kapiten Sahatqija flet për gjendjen e sigurisë rrugore

Policia e Kosovës vazhdimisht kujdeset që siguria në trafikun rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në trafik të jetë sa më e lartë, por pavarësisht angazhimit të tyre shpeshherë përballet me drejtues të mjeteve motorike të cilët kryejnë kundërvajtje, duke paraqitur rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Kapiten Albin Sahatqija, Komandant i Njësisë së Trafikut Rajonal të Policisë në Gjakovë, në një intervistë për Telegrafin foli rreth numrit të gjobave të cilat janë shpërndarë nga fillimi i vitit 2024, për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në aspektin e sigurisë rrugore, përveç masave preventive, fushatave vetëdijësuese, dhe të gjitha aktiviteteve tjera për sigurinë rrugore, ka marrë edhe masa ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve motorike. Nga muaji janar i viti 2024 e deri më tani janë shqiptuar rreth 52 mijë gjoba nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ku përfshihen stacionet policore në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec”, tha fillimisht Sahatqija.


Bazuar në aksidentet të cilat mund të përfundojnë me fatalitet nga pakujdesia e drejtuesve të mjeteve motorike në trafik, kapiten Sahatqija, pati edhe një apel për të gjithë shoferët dhe ata që marrin pjesë në trafikun rrugor.

“Apeli i Njësisë së Trafikut Rajonal të Policisë në Rajonin e Gjakovës është që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të vetëdijesohen, ta ngrisin vetëdijen, të kenë kulturë më të lartë në aspektin e sigurisë rrugore. Kërkojmë që të gjithë ta japin kontributin në këtë aspekt, duke u nisur nga Policia dhe nga të gjitha institucionet tjera, sepse nëse ne të gjithë angazhohemi, atëherë nuk do të kemi më aksidente dhe viktima në rrugë”, shtoi ndër të tjera Sahatqija.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me kapiten Albin Sahatqija, Komandant i Njësisë së Trafikut Rajonal të Policisë në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Kalo në kategori