LAJMI I FUNDIT:

Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Kompania Mansory që merret me modifikimin e veturave luksoze,  kësaj radhe është marrë me Audi – duke ofruar një nga veturat më të ‘egra’ në botë me katër ulëse.

Audi RS7 është në vetvete më shumë se një veturë  luksoze. Duket shkëlqyeshëm dhe falë një motori me 630 kuaj-fuqi të monitoruar nga elektronika e klasit të lartë, është jashtëzakonisht i shpejtë në rrugë.


Megjithatë, Mansory mendon se mund të ofrojë më shumë dhe nuk nënkuptojmë vetëm materiale ekskluzive dhe luks, transmeton Telegrafi.

Pas një pune të palodhshme nga kompania gjermane, Audi zhvillon një fuqi të pabesueshme prej 1050 kuaj-fuqi, që është më shumë se ajo që ofrohej dikur nga Bugatti (Veyron), madje edhe Lamborghini më i fundit (hibrid).

View this post on Instagram

A post shared by MANSORY (@mansory)

Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me motorin, i cili mori turbina të reja, injeksion, shkarkim dhe elektronikë kontrolli.

Epilogu është performanca në gjurmët e veturave hiper sportive. Shpejtësia maksimale është mbi 300 km/h dhe shpejtësia deri në 100 km/h është sigurisht nën 3 sekonda.

Të dhënat e sakta nuk dihen, ashtu si çmimi i këtij përpunimi të çmendur. Duke llogaritur në fuqinë e madhe, pasurimin e mekanikës dhe një mal me aksesorë karboni, sigurisht që nuk është pak. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike

Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike "të parkojnë në tokë më të lartë" gjatë uraganit Helene

Auto
BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

Auto
Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Auto
Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Auto
Macron do të takohet me Elon Musk-un në Paris për të biseduar për investimet e Tesla-s

Macron do të takohet me Elon Musk-un në Paris për të biseduar për investimet e Tesla-s

Auto
Skoda do të shkurtojë 3,000 vende pune nëse ligji 'Euro 7' do të zbatohej në formën aktuale

Skoda do të shkurtojë 3,000 vende pune nëse ligji 'Euro 7' do të zbatohej në formën aktuale

Kalo në kategori