LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 49 minuta iu deshën Sanchos për të barazuar një rekord të cilin e arriti tek Man Utd për shtatë muaj

Vetëm 49 minuta iu deshën Sanchos për të barazuar një rekord të cilin e arriti tek Man Utd për shtatë muaj

Starti i jashtëzakonshëm i Jadon Sanchos tek Chelsea vazhdoi edhe sot (e shtunë), teksa ‘Blutë e Londrës’ morën një fitore me rezultat 3-0 ndaj West Hamit në udhëtim.

Anglezi arriti që të barazojë një rekord për të cilin iu deshën shtatë muaj që ta arrinte në ‘Old Trafford’.

Chelsea fitoi me lehtësi në ‘London Stadium’ falë dy golave të Nicolas Jackson dhe një tjetër nga Cole Palmer.


Në këtë sfidë, Sancho bëri një asistim dhe kjo e ndihmoi atë të barazojnë një rekord të cilin fillimisht e kishte arritur tek ‘Djajtë e Kuq’, por që iu deshën shtatë muaj për ta bërë atë.

Ky ishte asistimi i tij i dytë me fanellën e Chelseat këtë sezon në po aq ndeshje, pas të parit që e arriti ndaj Bournemouthit, duke barazuar kështu shifrën totale të asistimeve që kishte arritur me fanellën e Unitedit.

Pasi u transferua nga Borussia Dortmundi në verën e vitit 2021, ai regjistroi asistimet e tij të para për klubin gjatë muajit shkurt në të njëjtën ndeshje ndaj Leeds United në një fitore që morën me rezultat 4-2.

Asistimi i tij i tretë për klubin erdhi vetëm tri ndeshje më vonë ndaj Tottenhamit para se lëndimi i tij ta pengonte debutimin e tij në ‘Old Trafford’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Tenistja që u distancua publikisht nga vendimet e Putinit ndryshon shtetësinë, tani do të luajë për tjetër kombëtare

Tenistja që u distancua publikisht nga vendimet e Putinit ndryshon shtetësinë, tani do të luajë për tjetër kombëtare

Tenis
Gjiganti i Ligës Premier në negociata për transferimin e Nico Williams

Gjiganti i Ligës Premier në negociata për transferimin e Nico Williams

Premier League

"Çeku ishte në arabisht, madje e bëmë një foto", agjenti zbulon prapaskenat e transferimit 222 milionë eurosh të Neymar te PSG

Ndërkombëtare
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori