LAJMI I FUNDIT:

Kamera kap momentin e tmerrshëm kur alpinisti kinez rrëshqet nga mali i pjerrët dhe gati bie përpara se pema t’ia shpëtojë jetën

Kamera kap momentin e tmerrshëm kur alpinisti kinez rrëshqet nga mali i pjerrët dhe gati bie përpara se pema t’ia shpëtojë jetën

Së fundmi, janë publikuar disa pamje dramatike që tregojnë momentin kur një burrë rrëshqiti dhe u rrëzua në një mal të pjerrët ndërsa po ecte në provincën lindore Anhui të Kinës.

Bëhet e ditur se 42 vjeçari Yang Meng ishte duke ecur në malet Fanzengjian kur rrëshqiti dhe ra, moment ky që u kap nga kamera e tij 360 gradë.

Pamjet tregojnë atë duke rrëshqitur në një shpat të lagur nga shiu, përpara se një pemë të ndalojë rënien e tij dhe t’ia shpëtojë jetën.


“E kuptova se nuk mund të ngrihesha fare dhe po rrëshqisja më shpejt dhe më shpejt”, tha Meng.

“Kur godita pemën, m’u duk sikur një shkëmb i rëndë u rrëzua. Thjesht po mendoja se nuk ka mundësi të vdes”, shtoi ai.

Videoja, e xhiruar dhe postuar në Douyin, versioni kinez i TikTokut, është pëlqyer dhe shpërndarë shumë nga përdoruesit, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Shumë prej tyre janë shprehur të tronditur, duke komentuar se sa me fat është burri që është gjallë.

Në një video të mëvonshme të shpërndarë në platformë, Meng  tha se ai nuk ishte plagosur rëndë në rënie, por pësoi disa mavijosje në këmbën e tij të majtë.

“Mendoj se dola kryesisht i padëmtuar. Vetëm një gërvishtje e vogël dhe një prerje. Përveç kësaj, unë jam mirë”, tha alpinisti duke theksuar e incidenti e kishte bërë të mendonte më thellë kuptimin e jetës.

“Jeta është me të vërtetë e shkurtër, kështu që ne duhet ta vlerësojmë çdo ditë. Nuk do ta lejoj këtë incident të më pengojë. Kjo po më shtyn të eksploroj botën edhe më shumë”.

Ndryshe, provinca Anhui, rreth 450 kilometra në perëndim të Shangait, është goditur nga dy tajfunet e fuqishëm Bebinca dhe Yangi.

Mediat shtetërore kineze e përshkruan Bebincan si stuhinë më të fortë që goditi Shangain që nga viti 1949. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori