LAJMI I FUNDIT:

Franca në prag të emërimit të qeverisë së re

Franca në prag të emërimit të qeverisë së re

Franca është në prag të shpalljes së një qeverie të re pas muajsh grindjesh politike dhe zgjedhjeve të parakohshme legjislative të fragmentuara që dukej se më shumë shtronin pyetje sesa përgjigje.

Së fundmi, kryeministri Michel Barnier u pa teksa shkonte në Pallatin Elysee për t’ia paraqitur kabinetin e tij presidentit Emmanuel Macron pas disa javësh përpjekjesh për të krijuar një qeveri.

Zyra e kryeministrit konfirmoi se një marrëveshje e qeverisë është arritur.


Bëhet e ditur se vetë Barnier ishte një zgjedhje e diskutueshme për kryeministër, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Macron ndezi zemërim nga i gjithë spektri politik kur emëroi ish-negociatorin e Brexitit në zyrën e dytë më të lartë në vend, për shkak të zgjedhjeve të ndara në qershor dhe korrik, të cilat kthyen një ndarje mjaft të barabartë në krahun e majtë, të qendrës dhe të ekstremit të djathtë.

Natyra e fragmentuar e parlamentit e bëri të paqartë se ku do të merrte mbështetjen e tij Barnier, vetë konservator dhe kush do të ishte i gatshëm të bënte lëshime, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet e vështira politike që do të duhet të bëjë qeveria e ardhshme.

Siç raportohet, Macron tani duhet të miratojë kabinetin.

Sipas mediave franceze, senatori Bruno Retailleau është emëruar Ministër i Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot nga Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane do të kalojë në Ministër të Jashtëm.

Ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornu thuhet se do të qëndrojë në postin e tij, pasi Antoine Armand do të kalojë në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori