LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° cloudy

Qyteti i Ferizajt pa barnatore të hapura pas mesnate

Qyteti i Ferizajt pa barnatore të hapura pas mesnate

Komuna e Ferizajt prej kohësh ka ngecur ta hartoi një orar të kujdestarive për barnatoret private. Ato pas mesnate nuk ofrojnë shërbime, ndërkaq qytetarët po kërkojnë nga institucionet komunale t’i kushtëzojnë këto biznese për të operuar me radhë pas mesnatës me qëllim që qytetarët të marrin ndonjë shërbim emergjent.

Në komunën e Ferizajt kanë thënë se pas kërkesave të qytetarëve kanë arritur që barnatorja qendrore publike në Ferizaj të punon çdo ditë me orar deri në ora 24:00.

Ali Murtezaj banor nga rrethina e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se asnjë nga barnatoret e qytetit nuk punon pas mesnatës dhe as në ditët e festave zyrtare.


Ai deklaron se ditë më parë ka pasur nevojë pas mesnatës për një medikament pas mesnatës, por nuk ka arritur ta siguron derisa nuk e kishte gjetur asnjë barnatore të hapur.

“Duhet patjetër që komuna t’i kushtëzon këto biznese që të punojnë me radhë dhe ta mbajnë kujdestarinë pas mesnatës sepse qytetarët kemi nevojë edhe pas mesnatës për ndonjë medikament. Është shqetësuese e gjithë ky qytet mos me pas kujdestari të barnatoreve. Kjo mund të rregullohet shumë lehtë me një rregullore të re të komunës e cila i obligon ato të punojnë, ndryshe mund të kenë ndëshkime nga inspektorati”, ka thënë Murtezaj.

Zyrtarë të Komunës kanë bërë të ditur se e kanë trajtuar këtë çështje dhe se në të ardhmen e afërt do të nis së zbatuari një vendim i cili i obligon barnatoret të mbajnë kujdestari edhe gjatë natës.

Kemajl Emini, drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, ka thënë përmes telefonit se rreth kësaj çështje se janë zhvilluar takime me të gjithë drejtorët shëndetësorët e komunave, me qëllim të organizimit të përbashkët rreth kujdestarive të barnatoreve, por deri më tash Ferizaj ka arritur ta angazhoi barnatoren publike të punon deri në ora 24:00.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe së shpejti qytetarët do të mund të marrin shërbime edhe pas mesnatës nëpër barnatore private sipas orarit të kujdestarive. Aktualisht si komunë e kemi një barnatore publike e cila funksionon deri në ora 24:00 dhe aty gjenden të gjitha barnat emergjente falas për qytetarët. Ndërkaq sa i përket rregullores për biznese, me atë çështje është duke u marrë drejtoria e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Emini. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: ‘Dardanët’ luajnë për gjithçka ose asgjë

Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: ‘Dardanët’ luajnë për gjithçka ose asgjë

Përfaqësuesja e Kosovës
Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë

Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë

Magazina
“Nëse dikush tjetër do ta bënte, do të largohej”, zbulohet tensioni që ka kapluar Real Madridin

“Nëse dikush tjetër do ta bënte, do të largohej”, zbulohet tensioni që ka kapluar Real Madridin

La Liga
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Kalo në kategori