LAJMI I FUNDIT:

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

Gjykatësi, Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.


Gjykata e Durrësit la në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin në datën 4 shtator, si dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

Kujtojmë që, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanosën me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /Telegrafi/