int(1) VLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësinë korruptive të lotarisë - Telegrafi - Telegrafi VLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësinë korruptive të lotarisë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësinë korruptive të lotarisë

VLEN: Institucionet të lokalizojnë përgjegjësinë korruptive të lotarisë

VLEN në një kumtesë për media thotë se “me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni”.

VLEN i bënë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Këta persona, të lidhur ngushtë me kryesinë e BDI-së, projektuan dhe operuan një rrjet të strukturuar për pasurim personal për veten dhe të afërmit e tyre. Ne jemi të bindur se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.


“Për çdo hap të bërë drejt shkatërrimit të kësaj perandorie të ndërtuar mbi bixhoz dhe korrupsion, organeve të rendit dhe prokurorisë u është hapur dera për të vënë përpara drejtësisë ata që e kanë ndërtuar këtë skemë”.

“Kthim mbrapa nuk ka! Ne do të luftojmë deri në fund këtë epidemi bixhozi dhe skemat korruptive të kazinomanëve politikë. Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, bashkë me të gjithë ata që kanë përfituar përmes kësaj rruge të ndyrë, do të japin llogari para drejtësisë dhe para popullit. Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori