Qeveria ka njoftuar krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve, një iniciativë ku shteti vë në dispozicion pronat publike dhe fton investitorë vendas e të huaj për të realizuar projekte ndërtimi.
Përmes kësaj, shteti synon të përfitojë si pronar i truallit, duke ndërtuar infrastrukturë të re për institucionet publike.
Të martën, juria ndërkombëtare zgjodhi studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve, që përfshijnë katër zhvillime të reja.
Për grupin e parë, që përfshin lotin e parë për strukturën administrative, fitues u shpallën studiot COLDEFY nga Franca dhe Snohetta nga Norvegjia. Ndërsa për lotin e dytë u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO nga Italia dhe SO-IL nga SHBA.
Në grupin e dytë, për lotin e parë dhe të dytë, u shpall fituese studioja BAUKUH nga Italia dhe studio Snohetta.
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projekteve fituese, theksoi nevojën për t’i dhënë fund shpenzimeve të larta për qiratë e institucioneve shtetërore, duke pohuar se ndërtimi i këtyre objekteve do të kursejë miliona euro çdo vit.
Rama gjithashtu vuri në dukje se Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) do të bashkëpunojë me dy agjenci të njohura në Europë për realizimin e projekteve, të cilat, përveç modernizimit të infrastrukturës publike, do të kontribuojnë edhe në rritjen e turizmit.
“Mirëmëngjesi dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton katër projekte për ndërtimin e një kompleksi administrativ, sistemimin e një numri institucionesh publike dhe krijimin e dy godinave multifunksionale. Ky hap na ndihmon të kursejmë miliona euro që shpenzojmë për qira, dhe të krijojmë një platformë të re për zhvillimin e pronës publike, sipas modeleve më të mira evropiane”, shkroi Rama /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?