LAJMI I FUNDIT:

Rustemi, VLEN-it: Në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe

Rustemi, VLEN-it: Në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe

Ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi sot ka mohuar akuzat e VLEN-it në lidhje me tabelat e vendosura vetëm në gjuhën maqedonase.

Rustemi thotë se akuzat janë të pavërteta dhe spekulime dhe nuk bëhet fjalë që ai të ketë vendosur tabelat vetëm në gjuhën maqedonase.

“I kam dëgjuar shumë deklarata të ndryshme që janë marrë komplet me projekte shumë të rëndësishme të cilat kanë qenë projekte historike në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që sot do të mundem t’i arsyetoj detajisht të gjitha ato deklarata të pavërteta, spekulime. Une i kuptoj edhe deklarimet politike por ajo që kam dëgjuar nga shumë politikan dhe udhëheqës të institucioneve shtetërore, kanë qenë deklarata paushalle dhe nuk kanë qenë politike dhe shpifje që janë bërë për punën që kam bërë si drejtor i NP “Rrugët shtetërore.


Nuk bëhet fjalë që unë kam porositur vendosjen e tabelave në gjuhën maqedonase pasi në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk mund të ketë urdhëresë për mosrespektimin e ndonjë ligji”, tha Ejup Rustemi në “TV21”.