Imer Imeri, dëshmitar i Gjykatës Speciale në Hagë, ka pretenduar se dëshmorët e Zonës Operative të Shalës, Xhevat Jusufi dhe Rexhep Musa, janë vrarë nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këto pretendime, fillimisht të shprehura në prill 2023 në emisionin “Debat Plus,” janë përsëritur edhe në dëshminë e tij në Hagë. Në përgjigje ndaj këtyre pretendimeve, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.
Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.
Avokati Skënder Musa, në “FIVE” të RTV Dukagjini ka theksuar se familjet e dëshmorëve asnjëherë nuk kanë kontaktuar me Imer Imerin dhe mohojnë plotësisht pretendimet e tij. Sipas tyre, këto akuza janë të pabaza dhe njollosin figurat e dëshmorëve të UÇK-së.
“Çështja ka të bëjnë me shpifjen që ka bërë Imer Imeri në lidhje me dy familjet e dëshmorëve; me familjen e Xhevat Jusufit dhe me familjen e Rexhep Musës. Për shkak se këto dy familje, sipas pretendimeve të tyre, asnjëherë nuk janë kontaktuar nga Imer Imeri, dhe nga asnjë person i Speciales. Dhe nuk kanë pasur asnjëherë pretendim se familjarët e tyre apo dëshmorët që janë vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së, siç ka deklaruar ai rrejshëm, siç ka shpifur në mjetet e informimit në media dhe në Dhomat e Specializuara. Shpifjen e ka vazhduar edhe më tej përveç emitonit Debat Plus, kur e kanë demantuar familjet në emision direkt. E kanë demantuar në tëri deklarimin tij se kinse se ka të dhëna se këta dëshmorë janë vrarë nga shqiptarët”.
“Ai prapë e ka përsëritur në Speciale në dëshminë e tij. Duke pretenduar se është kontaktuar nga djali i Xhevatit, se nuk është e vërtetë. E ka përsëritur edhe një herë shpifjen. Kushtet ligjore për të ushtruar padi janë plotësuar, pasi demanti është bërë brenda emisionit dhe ai nuk e ka tërhequr shpifjen dhe ka vazhduar edhe pranë DHSK-së. Këtë kontestet janë plotësuat kushtet e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, që parashihet me dispozitën e nenit 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenet,14, 15,16 dhe 17 të këtij ligji. Me këtë padi familjet pretendojnë me pastruar vetën. Mu mbrojte nga shpifja e këtij personi që nuk e njohin dhe nuk e kanë njohur deri në emision kur ka njolluar figurat emblematike të Zonës Operative të Shalës”, ka thënë Musa.
Esat Jusufi, djali i Xhevat Jusufit, ka mohuar çdo lidhje të UÇK-së me vrasjen e babait të tij, duke e quajtur deklaratën e Imerit një rrenë të pastër.
“Nuk kemi asnjë pretendim që dikush nga UÇK-ja ka gisht në vrasjen e babait. Ajo se çka ka deklaruar ai, ai nuk po dinë as se çka po rren. Ka thënë që kinse është kaur tri ditë para vrasjes, babai është takuar me Jakup Krasniqin, nuk qëndron kështu e vërteta. Jakup Krasniqi para ofensivës se 15 shtatorit ka qenë në zonë operative të Shalës, kurse vrasja ka ndodhur më 3 janar të viti 1991… Sikur t’i mos mjaftonte në emision ajo çka ka thënë, ka vazhduar edhe në Tribunalin e Hagës”, ka thënë Esat Jusufi.
Edhe Besart Musa, djali i Rexhep Musës, ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke i quajtur shpifje nga “dora e zgjatur e Serbisë,” me qëllim për të njollosur dëshmorët e UÇK-së.
“Dorë e zgjatur e Serbisë vazhdon të jetë prej paraluftës. Edhe gjithçka u njollos, u njollos veteranit, invalidin tash filluan t’i njollosin edhe dëshmorët. Nuk i mjaftuan këto edhe nisën edh me dëshmorët. Krejt çka ka than ai është një shpifje. Një rrenë e kulluar. Edhe për këtë arsye e kemi paditur”, ka thënë Besart Jusufi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A