LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale

Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, biseduan për qeverisjen lokale

Nën vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin dhe drejtorët komunalë për të biseduar rreth qeverisjes komunale dhe shërbimet e reja.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi po ashtu është biseduar edhe për ofrimin e shërbimeve nga Agjencitë qendrore.

“Temë qendrore në këtë takim, ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilat tashmë janë funksionalizuar në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, kryetari Peci, e njoftoi Kurtin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit.

“U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë takimit, u diskutua edhe rreth sfidave të trashëguara në komunë, për nevojën për investime publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, sidomos në fshatrat më të thella të komunës, në infrastrukturë dhe në ndriçim publik, që do të rriste sigurinë publike.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori