LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 26° fair_day

Vazhdojnë punimet, rrugët në fshatrat e Drenasit po asfaltohen

Vazhdojnë punimet, rrugët në fshatrat e Drenasit po asfaltohen

Në kuadër të zhvillimit të projekteve të planifikuara nga komuna e Drenasit, përkatësisht nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, janë asfaltuar qindra metra në lagjet e disa prej vendbanimeve që kanë qenë të planifikuara me buxhetin e komunës për vitin 2024.

Asfaltimi është bërë në lagjet e fshatrave Shtrubullovë, Gllobar, Polluzhë dhe Komoran, transmeton Telegrafi.


Nga komuna e Drenasit, për Telegrafin, Bekim Dobra, nga zyra për marrëdhënie me publikun tha se të gjitha projektet që kanë qenë të parapara për këtë vit tanimë janë përfunduar.

“Projektet që kanë qenë të planifikuara për këtë vit, thuajse të gjitha deri më tani kanë shkuar sipas planifikimit. Rrugët në lagjet e fshatrave, Shtrubullocë, Gllobar, Polluzhë dhe Komoran, kanë përfunduar sipas planifikimit dhe kontratave të kontraktuara me opratorët ekonomik dhe secili projekt ka përfunduar në mbikëqyrje të Drejtorisë”, tha ai.

Tutje ai tregoi në cilat fshatra është duke vazhduar asfaltimi i rrugëve.

“Drejtoria e Insfrastrukturës Lokale, është duke punuar në të gjitha vendbanimet sipas planit të prokurimit dhe projektet janë për një periudhë dy vjeçare, përkatësisht për vitin 2024 dhe 2025. Konkretisht, projektet janë duke vazhduar në Korroticë të Ulët dhe të Epërme, Zabel të Epërm, Nekoc, Kizhnarekë, Arllat, Llapushnik, Shtrubullovë, Krajkovë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri. Në të gjitha këto vendbanime, janë duke u asfaltuar rrugët në lagjet e tyre. Gjithashtu kanë filluar punimet edhe të rruga në fshatin Vërboc të përmendorja e heroit Ilaz Kodra. Këto janë vetëm disa nga projektet që janë realizuar e vazhdojnë të realizohen në Komunën e Drenasit”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Kalo në kategori