Nëse në vitin shkollor 2021/2022 në nivel të shtetit ishin angazhuar 600 asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, në vitin 202/23 ky numër ishte rritur në 720. Pra, nga viti në vit shtohet nevoja për angazhimin e asistentëve nëpër shkolla. Këtë vit ministria e Arsimit dhe shkencës planifikon të angazhojë mbi 800 asistentë për këtë kategori nxënësish. Tashmë kanë kaluar dy javë nga fillimi i procesit edukativo-arsimor, ndërsa fëmijët me pengesa në zhvillim nuk kanë asisentë. Në 12 shkollat fillore të Komunës së Tetovës, gjithnjë e në rritje është numri i fëmijëve që shkojnë në shkollë dhe që kanë nevojë për asisentë personal. Për 97 fëmijë ishin angazhuar 50 asistentë, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.
“Për çdo vit, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, konkretisht nga ana e shkollës fillore ‘Zllate Stremec’ në Shkup, e cila për çdo vit hap konkurs për angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të posaçme, ku këta persona konkurrojnë dhe më pas ajo si qendër i shpërndan asistentët personal në nivel të republikës. Në bazë të të dhënave që i kemi, si Komunë e Tetovës për 12 shkolla, ne në kuadër të këtyre shkollave kemi pasur 97 fëmijë me nevoja të posaçme dhe kemi pasur të angazhuar 50 asistentë personal”, deklaroi Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen. “Ju njoftojmë se këtë vit do të punësohen mbi 1000 asistentë arsimorë në shkollat fillore në të gjithë vendin, sipas kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë se kërkesave për ndihmë arsimore do t`i përgjigjemi në mënyrë pozitive edhe në komunën e Tetovës. Shpalljet për 815 asistentë arsimorë janë bërë nga shkollat fillore me qendrat përkatëse dhe pas nënshkrimit të kontratave në ditët në vijim do të punësohen. Për 200 asistentët e mbetur janë siguruar mjete me ribalancim të buxhetit dhe njoftimet janë në vazhdim”, u përgjigjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës shpresojnë që asnjë fëmijë me pengesa të mos mbetet jashtë procesit mësimor dhe se do të angazhohen numër i mjaftueshëm i asistentëve. Në të kaluarën, kur numri i asistentëve ka qenë i pamjaftueshëm, Komuna e Tetovës me mjete vetanake i ka angazhuar të njëjtit.
“Është e paraparë që një asistent të mbulojë një ose dy apo maksimum tre nxënës në një shkollë fillore. Ky numër për vitin që po e lëmë pas, ka qenë i mjaftueshëm. Mendojmë se edhe këtë vit do të ketë numër të mjaftueshëm të asistentëve për këta nxënës. Besoj se edhe këtë vit nuk do të kemi problem për sa i përket angazhimit dhe përkujdesit ndaj nxënësve me nevoja të posaçme”, thotë Dauti nga Sektori për Arsim në Tetovës. Deri tek angazhimi i asistentëve ka ardhur pasi me regjistrimin e nxënësve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e rregullta arsimore dhe me kategorizimin e tyre nga profesionistët e fushave, ata gjithashtu sugjerojnë edhe asistentë që i njëjti nxënës procesin ta ndjek me asistent në shkollë të rregullt. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në
KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore
LSDM: Mickoski duhet ta pyesë Orbanin pse ambasadori hungarez ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë
Ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga pas lufta - sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro
Serbët e veriut protestojnë para stacionit të policisë në Zubin Potok
A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën? Sipas Gallup, Kosova në mesin e vendeve më të sigurta
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë
Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
Forest City vlen 100 miliardë dollarë, por ai është gati bosh - pse u shndërrua në "qytet fantazmë"
Treni më i ngadaltë ekspres në botë - përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë
Martohet këngëtarja Shkenda Dubova