LAJMI I FUNDIT:

Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Arkeologët në Poloni kanë zbuluar diçka të jashtëzakonshme: një helmetë bronzi 2,300-vjeçare, së bashku me artefakte të tjera, që shënojnë provat e para të vendbanimeve kelte në Poloninë veriore.

Ky zbulim, i udhëhequr nga Bartlomiej Kaczynski nga Muzeu Arkeologjik Shtetëror i Varshavës, tregon se keltët ishin të pranishëm në rajon.

Më parë, keltët dihej se kishin kolonizuar Poloninë jugore, por dëshmitë e pranisë së tyre në veri ishin të pakta deri më tani, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Përkrenarja e punuar nga bronzi i hollë përmban një majë konike, duke pasqyruar lidhjen e saj me elitat kelte, njoftoi Muzeu Arkeologjik Shtetëror.

Ajo u gjet pranë Chorzele, rreth 105 kilometra në veri të Varshavës.

Zbulimi është domethënës pasi përfaqëson vendin më verilindor në Evropë ku janë dokumentuar keltët.

Përveç helmetës, gërmimi zbuloi mbi 300 artefakte të lashta, duke përfshirë katër sëpata hekuri dhe një shpatë hekuri.

Ekipi zbuloi gjithashtu zbukurime kelte, karfica dhe disa mjete të panjohura më parë në Poloni, si dalta hekuri dhe gërshërë.

Në përgjithësi, këto zbulime hedhin dritë mbi shtrirjen e ndikimit kelt dhe rëndësinë e tyre strategjike në rrjetet e lashta tregtare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë - zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Interesante
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?

A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?

Interesante
Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Foshnja që preferon rokun përpara ninullave i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Kalo në kategori