LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së katërt në dy grupet e Ligës së Parë

Rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së katërt në dy grupet e Ligës së Parë

Kanë përfunduar 10 ndeshjet e xhiros së katërt në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Në Grupin A, Trepça ’89 arriti që të fitojë pikët e plota në udhëtim tek Rahoveci duke i mposhtur me rezultat të thellë 4-1.

Tri pikë arriti që t’i fitojë edhe Besa e Pejës që këtë javë u përball me Istogun në udhëtim duke i mposhtur me rezultat minimal 1-0.


Në duelin tjetër të zhvilluar mes Trepçës dhe Vëllaznimit, fitues dolën mitrovicasit të cilët ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1.

Me rezultat të njëjtë, fitore arriti edhe Liria që para tifozëve të saj e mposhti Mitrovicën me rezultat të ngushtë 2-1, ndërsa fitore mori edhe Drenica që mposhti Rilindjen 1974 me rezultat 2-1 në udhëtim.

Sa i përket Grupit B, Ramiz Sadiku mori një fitore bindëse në kryeqytet duke mposhtur Vjosën me rezultat 4-2, derisa fitore në udhëtim mori edhe KEK-u që mposhti 2 Korrikun me rezultat 2-0.

Vushtrria në anën tjetër mori një fitore komode ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0 në shtëpi, ndërsa Dinamo dhe Kika kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.

Me fitore e mbylli xhiron e katërt edhe Prishtina e Re që po ashtu arritën një fitore bindëse 3-0 ndaj Fushë Kosovës.

Pas xhiros së katërt lider në Grupin A të Ligës së Parë mbetet Drenica me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa në Grupin B pas katër xhirosh po udhëheq Prishtina e Re me 12 pikë./Telegrafi/

Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin A

   Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin B

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori