LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Italisë kërkon 6 vjet burgim për Matteo Salvinin, nën akuzën e rrëmbimit të emigrantëve

Prokurori i Italisë kërkon 6 vjet burgim për Matteo Salvinin, nën akuzën e rrëmbimit të emigrantëve

Një prokuror italian të shtunën i kërkoi një gjyqtari të dënojë me gjashtë vjet burgim liderin e krahut të djathtë Matteo Salvini për vendimin e tij të vitit 2019, për të parandaluar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në vend.

Ministri i atëhershëm i Brendshëm, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit në qeverinë e Giorgia Melonit, është akuzuar për rrëmbim dhe është në pritje të dënimit pas vendimit të tij që la të bllokuar emigrantët në det.

Siç raporton Reuters, më pas prokurorët kishin urdhëruar sekuestrimin e anijes së tyre dhe evakuimin e njerëzve në bord, transmeton Telegrafi.


Të shtunën, prokurori kërkoi burgosjen e Salvinit në një seancë dëgjimore në kryeqytetin sicilian të Palermos. Vendimi përfundimtar i takon një gjyqtari të lartë në përfundim të një procesi gjyqësor me tre faza.

Një dënim përfundimtar mund ta ndalojë Salvinin të mbajë poste qeveritare.

“Unë do t’i bëja të gjitha përsëri: mbrojtja e kufijve nga emigrantët e paligjshëm nuk është një krim”, tha Salvini në një postim në X të shtunën.

Gjatë 14 muajve të tij si ministër i Brendshëm, Salvini ndaloi disa varka të ankoroheshin në Itali në një përpjekje për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

Ai akuzoi rregullisht organizatat bamirëse të shpëtimit të emigrantëve se kanë inkurajuar efektivisht kontrabandën e njerëzve.

Lidhja e Salvinit është pjesë e qeverisë së qendrës së djathtë të Melonit.

“Është e pabesueshme që një ministër i Republikës italiane të rrezikojë gjashtë vjet burg për të bërë detyrën e tij për mbrojtjen e kufijve të kombit, siç kërkohet nga mandati i marrë nga qytetarët”, tha Meloni në një postim në X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Azia
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Amerika
Detajet që dihen për

Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza

Botë
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Kalo në kategori