LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët, Anglia sytë nga Shqipëria – kryeministri Starmer i hapur për të sjellë azilkërkues

Emigrantët, Anglia sytë nga Shqipëria – kryeministri Starmer i hapur për të sjellë azilkërkues

Shqipëria edhe njëherë tjetër del në pah, si një model për tu ndjekur edhe nga Britania e Madhe në zgjidhjen e problemit të emigrantëve ilegal pas dështimit të dërgimit të emigrantëve në Ruanda.

Të gjitha gazetat e të dielës në vendin ishull, fokusohen në takimin pritshëm të së dielës në Romë të kryeministrit Keir Starmer me homologen Meloni.

Sunday Telegraph raporton se përpara këtij udhëtimi kryeministri Starmer është pyetur si e shikon ai marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë dhe a mund ta realizojë Britania e Madhe një të ngjashme.


“Le të shikojmë. Unë jam i interesuar si funksionon. Mendoj se edhe të gjithë të tjerët këtë po bëjnë”-ka deklaruar kryeministri Keir Starmer.

Ndërsa Sunday Express ka një titull më shumë se optimist për një marrëveshje Londër-Tiranë si ajo e firmosur nga Meloni dhe Rama.

“Kryeministri i hapur të dërgojë emigrantë në Shqipëri” është titulli kësaj gazete.

Edhe gazeta Indipendent me një qasje pro emigrantve shkruan për këtë çështje duke i vendosur shkrimit titullin “Kryeministri i hapur për të dërguar offshore azilkërkuesit në Shqipëri”.

Dëshira e britanikëve mund të jetë e madhe në realizimin e një marrëveshje të ngjashme me Italinë por ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare.

“E kanë kërkuar edhe disa vendeve të tjera edhe para se të ndodhte marrëveshja me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prerë “jo”. Italia është një realitet tjetër në marrëdhëniet tona”-ka deklaruar Rama nga Kotori më 16 maj 2024.

Në forumin e Komunitetit Politik Europian mbajtur në Angli në 18 Korrik, kryeministri Starmer shpenzoi një kohë të gjatë duke bashkëbiseduar me homologun shqiptarë Edi Rama. Padyshim emigracioni ilegal drejt Anglisë dhe çfarë arriti Rama me Melonin duhet të kenë qenë temë qendrore mes tyre. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet pas tri orë ndjekjeje Lul Rakaj, plagosi dy persona në Malësi të Madhe

Arrestohet pas tri orë ndjekjeje Lul Rakaj, plagosi dy persona në Malësi të Madhe

Lajme
Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Politikë
Von der Leyen më 19 shtator mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel për diskutime mbi Planin e Rritjes të BE-së

Von der Leyen më 19 shtator mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel për diskutime mbi Planin e Rritjes të BE-së

Politikë
Vërshimet e mëdha, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit

Vërshimet e mëdha, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit

Lajme
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë

Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë

Lajme
Vetura bie në gropën e punimeve në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

Vetura bie në gropën e punimeve në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori