LAJMI I FUNDIT:

Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Situatë absurde në futbollin malazez, Deçiqit i pranohet një gol pa e prekur topin fare vijën e portës

Pas pushimit të kampionateve për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, ligat nëpër botë janë rikthyer dhe situata që do të bëjë xhiron e planetit ka ndodhur jo më pak në Mal të Zi.

Kampioni vendas Deçiq nga Tuzi barazoi 1:1 ndaj Jedinstvo në Bijelo Polje. Por situata që patjetër do të bëjë xhiron e botës është “goli fantazmë” për kampionin aktual.

Deçiç kaloi në epërsi në minutën e 40-të për habinë e përgjithshme të të gjithëve që ndoqën ndeshjen në Bijelo Polje.


Në fakt, të gjithë në fushë ishin të shokuar, madje edhe futbollistët mysafirë nuk kërkonin gol pasi nuk kishte.

Braziliani Chagas Caique ka goditur me kokë pas një krosimi, ndërsa në vijë ka ndërhyrë portieri vendas Goran Akoviq, pra ka qenë edhe para saj.

Mirëpo, gjyqtari i ndeshjes, Millosh Savoviq, ishte ai që për habinë e të gjithëve pa golin. Topi nuk preku as vijën, por ishte gjatë gjithë kohës brenda fushës.

Mysafirët nuk morën tre pikë në fund, pasi vendasit barazuan në fillim të pjesës së dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Van Dijk shkund skuadrën pas disfatës së rëndë në Anfield

Van Dijk shkund skuadrën pas disfatës së rëndë në Anfield

Premier League
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori