LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka realizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kolonia”, i cili çoi në arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua më 14 shtator 2024, në Fushë Kosovë dhe ka rezultuar në konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni filloi rreth orës 17:30, kur njësitë policore  në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë ndaluan një veturë të tipit Golf 7, në të cilën udhëtonte një i dyshuar me inicialet (D.E.).


Pas ndalimit të tij, policia kreu një bastisje në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan 17 me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë prej 8 kilogramësh dhe 471.5 gramë, si dhe 11 paketime të dyshuara për kokainë me peshë prej 59.3 gramë.

Përveç kësaj, u gjetën 92 tableta të dyshuara si Extazi, një peshore digjitale dhe 4,800 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Në vazhdën e operacionit, policia kreu një tjetër bastisje në një banesë pranë banesës së të dyshuarit të parë, ku u arrestua një person i dytë me inicialet (Sh.O.).

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 6 paketime me marihuanë me peshë 10.5 gramë dhe 200 euro para të gatshme.

I dyshuari i tretë, (B.I.), u arrestua më vonë, dhe nga ai u konfiskua një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur për transportimin e substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka deklaruar se “të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë,” ndërsa të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë pas intervistimit.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Policia theksoi përkushtimin e saj për luftimin e dukurive negative, duke nënvizuar se masa të ashpra ligjore po merren ndaj personave të përfshirë në shitblerjen e substancave narkotike.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla,” thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori