LAJMI I FUNDIT:
Peja 15° rain

Projekti Borea: Analisti Raci e quan dështim 9-vjeçar

Projekti Borea: Analisti Raci e quan dështim 9-vjeçar

Komuna e Pejës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me projektin Borea, ku kryetari Gazmend Muhaxheri dha shpjegime për arsyet e vonesave dhe mungesën e realizimit të tij deri më tani.

Kjo seancë ka zgjuar debat jo vetëm brenda kuvendit, por edhe jashtë tij, ku analisti pejan Gazmir Raci e quajti dështimin e realizimit të projektit Borea si një dështim 9-vjeçar të qeverisjes së Muhaxherit.

Ai në një postim në Facebook thekson se ky dështim është simbol i një menaxhimi të zvarritur prej vitesh


“Sot kryetari i Pejës, pas dështimit 9 vjeçarë të projektit “Borea” në Asamble ka propozuar konkluzione që t’i drejtohet Ministrisë së mjedisit për zgjidhjen e këtij problemi”, ka shkruar Raci transmeton Telegrafi.

Realizimi i këtij projekti mbetet një sfidë kyçe për të ardhmen e zhvillimit të Pejës.