LAJMI I FUNDIT:

Policia e rajonit të Prishtinës me operacion, sekuestroi sasi të konsiderueshme të municionit

Policia e rajonit të Prishtinës me operacion, sekuestroi sasi të konsiderueshme të municionit
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka përfunduar me sukses një operacion gjithëpërfshirës në disa lokacione të ndara.

Sipas një njoftimi për media operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se janë kryer 9 bastisje si dhe janë sekuestruar: Një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.


“Ndërlidhur me rastin,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës’, si dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’ ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe  përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu apelon qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për t’i ndihmuar në misionin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet pas tri orë ndjekjeje Lul Rakaj, plagosi dy persona në Malësi të Madhe

Arrestohet pas tri orë ndjekjeje Lul Rakaj, plagosi dy persona në Malësi të Madhe

Lajme
Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Politikë
Von der Leyen më 19 shtator mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel për diskutime mbi Planin e Rritjes të BE-së

Von der Leyen më 19 shtator mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel për diskutime mbi Planin e Rritjes të BE-së

Politikë
Vërshimet e mëdha, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit

Vërshimet e mëdha, Kosova i ofron ndihmë Çekisë përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit

Lajme
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë

Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë

Lajme
Vetura bie në gropën e punimeve në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

Vetura bie në gropën e punimeve në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori