LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° clearsky_night

Totaj: Prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të Komunës së Prizrenit

Totaj: Prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të Komunës së Prizrenit

Hapësirat e pamjaftueshme në varrezat e qytetit të Prizrenit kanë shtyrë organet komunale që prej vitesh të angazhohen për krijimin e varrezave të reja. Por këto përpjekje nuk janë finalizuar deri më sot.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë është bartur në emër të komunës, raporton Telegrafi.

“Pas përfundimit të procedurave të kthimit të pronës (shpronësimit) së ish-Ndërmarrjeve Shoqërore në pronë komunale, tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit”, ka bërë të ditur Totaj.


Sipas tij në këtë mënyrë janë krijuar mundësitë për zgjidhjen e një problemi që ka brengosur qytetarët prej shumë vitesh.

“Kjo është një e arritur për komunën tonë, pasi varrezat e vjetra të qytetit nuk kishin hapësirë të mjaftueshme. Tani, Komuna e Prizrenit ka zgjidhur një problem madhor për qytetarët e saj. Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë”, është shprehur Totaj.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës, gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Haziz Hodaj ka adresuar shqetësimin për mos realizimin e projektit të varrezave të reja, raporton Telegrafi.

“Ende po vijmë rreth e rrotull me varrezat e qytetit. Një projekt i premtuar prej shumë vitesh. Projekti është prezantuar kur ka qenë drejtor Hasan Hasani, dhe atëherë pata thënë që na kanë shti në qejf edhe vdekjen, aq bukur që dukej projekti për varreza. Kjo punë është mbi 15 vite. Njëherë pata thënë, ne ose duhet me dhënë një urdhëresë me i ndalu vdekjet, ose me e zgjidh problemin e varrezave të qytetit”, ka thënë Hodaj.

Kryetari Totaj ka sqaruar se çështja pronësore është kryer dhe se do të fillojë shfrytëzimi i parcelave të reja për varrezat e qytetit.

Autoritetet komunale të Prizrenit para më shumë se një dekade patën hartuar një projekt ambicioz për bartjen e varrezave të qytetit në Landovicë, si rrjedhojë e kërkesave të shumta të komunitetit. Me këtë projekt synohej që çështja e varrezave të zgjidhet së paku për pesë dekadat e ardhshme, për tri bashkësitë fetare. Por projekti në fjalë ende nuk është jetësuar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Loredana e gjuan Jozin me shishe pas nervozizmit - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Magazina
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Kalo në kategori