LAJMI I FUNDIT:

Motra e Kate Moss, modelja Lottie përfundon në spital pasi mori një mbidozë të ‘Ozempicut’

Motra e Kate Moss, modelja Lottie përfundon në spital pasi mori një mbidozë të ‘Ozempicut’
Foto: Lottie Moss/Instagram

Modelja Lottie Moss, motra e supermodeles Kate Moss, përfundoi në spital pasi mori një mbidozë të Ozempic, një ilaç i destinuar për diabetikët që shumë njerëz e përdorin për të humbur peshë.

Lottie e mori Ozempic-un nga një shoqe dhe tani thotë se më përpara do të “preferonte të vdiste” sesa ta përdorte përsëri. Pas dy javësh përdorimi të një doze të madhe të Ozempic, Lottie pësoi një krizë për shkak të dehidratimit të rëndë.

Pas ekzaminimeve nga mjekët, Lottie mësoi se doza e Ozempic-ut që ajo e injektonte në këmbë duhet të përshkruhej për dikë që peshon të paktën 100 kilogramë, ndërsa ajo peshonte rreth 50 kilogramë.


“Pak muaj më parë nuk isha e kënaqur me peshën time, një shoqe ma siguroi këtë ilaç. Doza që po merrja ishte për njerëzit që peshonin 100 kilogramë ose më shumë, ndërsa unë peshova rreth 50 kilogramë. Këto janë gjëra që do të kisha dashur të dija para se ta merrja”, tha Lottie.

Ajo mori një dozë të tepruar: “Por e mora. E injektoja në këmbë dhe ishte vendimi më i keq që kam marrë. Ky është një paralajmërim për të gjithë. Ju lutem, nëse mendoni ta merrni, mos e bëni, nuk ia vlen”, shprehet modelja.

Modelja përshkroi efektet anësore të rënda që pësoi – të vjella, ndryshime në ngjyrën e fytyrës, humbje drastike të peshës… Lottie tha se para se të fillonte të përdorte Ozempic, peshoi rreth 60 kilogramë, por ra në 57 pas dozës së parë dhe kishte të paktën 53 kilogramë.

“Preferoja më përpara të vdisja sesa ta përdorja përsëri. Më bëri të ndihesha kaq e sëmurë. E përdora për dy javë. Merrni një injeksion në javë dhe kurrë në jetë nuk jam ndier më e sëmurë. Kisha të vjella, ishte e tmerrshme. Kam qenë në shtrat për dy ditë dhe pesha më humbi. Kjo nuk është humbje e shëndetshme e peshës. Më bëri të ndihesha aq keq sa i thashë shoqes sime që nuk mund të pija as ujë apo të haja, asgjë. Duhej të shkoja në spital”, tha ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Lottie Moss (@lottiemossxo)

Pasi shkoi në spital, Lottie pësoi një krizë që, sipas saj, ishte gjëja më e frikshme që i ka ndodhur ndonjëherë. Shoqja e saj e mbante për këmbët ndërsa ajo përpëlitej në dyshemenë e spitalit. Ajo thotë se infermierja ishte e tronditur kur mësoi sa dozën e madhe që po merrte dhe sa shumë kishte humbur peshë në pak kohë.

“Ishte e tmerrshme. Nuk e dija çfarë po ndodhte. Fytyra ime po përpëlitej, trupi im ishte i tendosur, duart… Ishte çuditshme. Duart më u shtrënguan dhe nuk mund t’i lëvizja, dukej sikur do të më thyhej krahu”, tha ajo. “Shpresoj që përvoja ime të jetë një mësim për disa njerëz, nuk ia vlen. Ky ilaç është për diabetikët, nuk është për humbjen e peshës. E kuptoj që të gjitha personazhet e famshëm janë aktualisht duke e përdorur dhe është kaq e vështirë ta shohësh”, shtoi ajo.

Lottie filloi të merrej me modelim që në moshën 16 vjeçare. Ajo thotë se industria e modës është toksike dhe se dikur e tallnin sepse nuk kishte një bel të hollë. Për këtë arsye, ndonjëherë nuk e merrnin nëpër sfilata. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori