LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Georgia hodhi poshtë dy akuza kundër Trumpit, por mbetet në fuqi ajo më e rënda

Gjykata në Georgia hodhi poshtë dy akuza kundër Trumpit, por mbetet në fuqi ajo më e rënda

Gjykatësi që kryeson çështjen në shtetin amerikan të Georgias, e cila e akuzon Donald Trumpin për komplot në ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të enjten hodhi poshtë tre akuza të tjera të prokurorisë, dy prej të cilave i referohen ish-presidentit amerikan.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, tha se të tre akuzat ishin ligjërisht të gabuara sepse përfshinin pretendime se Trump ose aleatët e tij shkelën ligjin e shtetit duke paraqitur dokumente false në gjykatën federale në Atlanta.

Një akuzë lidhet me një padi që 78-vjeçari ngriti më 31 dhjetor të vitit 2020 kundër guvernatorit republikan, Brian Kemp në një përpjekje për të bllokuar certifikimin e votës parësore të shtetit në favor të presidentit, Joe Biden.


Dy akuzat e tjera të rrëzuara përfshijnë deklaratat e dërguara në gjykatën federale në lidhje me të ashtuquajturën listë alternative të votuesve që ndihmësit dhe aleatët e Trumpit krijuan si pjesë e përpjekjeve të tyre për të sfiduar rezultatet e Georgisë. Përpjekje të ngjashme janë bërë edhe në shtete të tjera amerikane, shkruan washingtonpost.

McAfee tha se në vendimin e vitit 1890, Gjykata e Lartë e SHBA-së ka vendosur që gjykatat federale nuk kanë juridiksion mbi ato shtetërore rreth gënjeshtrave që i trillon dikush.

“Një ndëshkim për prodhimin e dokumenteve të caktuara do t’i lejonte shtetit të ngushtonte fushën e materialit të shqyrtuar nga gjykata federale dhe të dëmtonte administrimin e drejtësisë në atë gjykatë”, shkroi McAfee në opinionin prej 22 faqesh. “Georgia nuk ka ‘interes legjitim’ dhe juridiksion për të ndëshkuar deklarata të tilla’”.

Vendimi është një tjetër fitore ligjore për kandidatin republikan për president, megjithëse ka mbetur akuza më e rëndë, ajo e konspiracionit për zgjedhjet.

Aktualisht nuk është caktuar ndonjë datë për fillimin e gjykimit dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të zhvillohet përpara zgjedhjeve të muajit nëntor, në të cilat Trump do të përballet me zëvendëspresidenten, Kamala Harris, kandidaten demokrate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Serbia

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Kalo në kategori